Manjani: Kujdes, arrestimet politike i shërbejnë Ramës dhe diktaturës së tij

Nga Ylli Manjani

Deklarimet politike shërbejnë si argument për pafajsi…

Arrestohet apo jo, X apo Y politikan duhet të jetë çështje e prokurorisë dhe e gjykatave, jo e politikës!

Pavarësisht se Kryeministri aktual ka krijuar idenë se ai arreston, heton e gjykon njerëz! Në fakt ka raste konkrete në praktikën e sotme gjyqsore, ku individë janë arrestuar e përndjekur ligjërisht pas deklarimeve dhe urdhërave verbalë të Kryeministrit.

Është totalisht gabim, arrestimi politik! Pa dyshim politika e arrestimeve politike që kërkon të instalojë Edi Rama është më shumë se e gabuar. Është kthim në diktaturë!

Kushdo që është kundër diktaturës së arrestimeve politike, nuk mund të kërkojë arrestime politike. Edhe në kushtet kur lidhja e krimit me politikën është evidente!

Deklarimi politik dhe veprimi ligjor i motivuar nga ky deklarim, është gjithnjë shkak për pafajsi! Dhe kjo lloj “pafajsie” kur qartësisht faji është prezent, është revoltuese!

Neni 6 i Conventës Europiane të të Drejtave të njeriut, por edhe Kushtetuta e Shqipërisë kanë përcaktuar parime të qarta për procesin e rregullt gjyqsor. Në asnjë rast nuk pranohet që procesi i rregullt të quhet ai i “motivuari” politikisht!

Prandaj politika e përgjegjshme duhet të vetkufizohet. Përndryshe ndihmon i direkt politikanin shkelës të ligjit.

E përsëris: përgjegjësia kryesore për këtë standart anti-demokratik e anti-kushtetues është e Kryeministrit!

Duhet të ndahemi nga kjo politikë sepse ajo prodhon vetëm krim!

Opozita shqiptare me shumë të drejtë ia vendosur në plan të parë çështjen e krimit në qeveri. Kjo e fundit është e kapura në flagranë tashmë! Kot bën skenare për të shmangur vemendjen, sepse është e probuar tashmë se i shërben kriminelëve!

Por instrumentet që duhen përdorur duhet të mbeten thellësosht politike. Institucionet e drejtësisë duhen lënë të bëjnë punën e tyre.

Ky është mendimi im si jurist.

Si qytetar që ndjek politikën, pa dyshim jam me opozitën.

SHKARKO APP