Rama, Tahirit: “Ik nga PS”. Reagimi i ish-ministrit brendshëm ka qenë i egër
Gazetari Blendi Fevziu ka zbuluar mbrëmjen e së mërkurës se është bërë një takim mes Saimir Tahirit dhe Edi Ramës. Takimi mes tyre, sipas Fevziut ka qenë shumë i acaruar.
Informacione të besueshme tregojnë se Saimir Tahiri ka kërcënuar kryeministrin Rama që nuk largohet nga grupi parlamentar i PS dhe as nuk jep dorëheqje nga mandati i deputetit. Bile e ka akuzuar si të pabesë, duke i lenë të kuptojë se po nuk më mbrojte atëhere do flasë hapur në media për disa veprime të cilat i dijnë ata të dy.
Edi Rama ka insistuar ndaj Saimir Tahirit që të largohet nga grupi parlament i PS-së në mënyrë vullnetare. Por kjo kërkesë dhe fakti se askush nga PS, për të cilën ka sakrifikuar deri me jetë, nuk i ka dalë në mbrojtje e ka acaruar Tahirin. Bile të njëjtat burime tregojnë se ish-ministri ka braktisur takimin me kryeministrin Rama, duke i tundur gishtin se “do ta shohim si do dalësh edhe ti!”.
Nga “ylli i qeverisë”, siç i thoshte kryeministri, tashmë Saimir Tahiri ka përfunduar aq keq sa nuk i hap telefonin as deputeti me i pashkollë në PS.