Kryemadhi: Banda e drogës është Rama, por edhe Meta gaboi kur heshti

Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi , në një intervistë në ‘Top Story’, ka folur sërish për çështjen e kanabizimit në vend.

Ajo ka thënë se fajtori në këtë mes nuk është vetëm Rama, i cili lejoi mbjelljen e drogës në ccdo vend, por edhe Ilir Meta, i cili sipas saj mbetet fajtor pasi nuk reagoi.

 “Ilir Meta ka përgjegjësinë e tij. Ai që në momentin që ka vënë re çështjen e drogës duhej të kishte reaguar. Ai është po aq fajtor sa Edi Rama, sepse ka mbyllur sytë, ka mbyllur edhe gojën”, u shpreh ajo. Reagim i ashpër i Kryemadhit ndaj Presidentit Meta, asokohe kryetar i LSI.

Heshtjen e Metës, Monika Kryemadhi e lidhi me nevojën që politika të kalonte reformën në drejtësi.

“Ai tërhiqte gjithmonë vëmendjen tek reforma në drejtësi”, u shpreh kryetarja e LSI-së duke lenë të nënkuptohej se mbylli një sy për hir të miratimit të reformës në drejtësi. “Edi Rama gaboi. Tha sot se Saimir Tahiri është një dru i shtrembër në stivën e druve. Nuk është e vërtetë. Saimir Tahiri ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i tij. Edi Rama nuk duhet të flakte Saimir Tahirin sepse e ka mbrojtur si ministrin më të suksesshëm”, vijoi Kryemadhi.

Sipas kryetares së LSI-së të gjitha këto minojnë procesin e vettingut. “Çfarë besimi kam unë tek Edi Rama për vettingun sot?!”, thotë ajo.

Monika Kryemadhi ka qenë shumë e ashpër ndaj bandës qeveritare të Edi Ramës dhe heshtjes se Ilir Metës përballë kësaj bande.

SHKARKO APP