Kërkohet arrestimi i Tahirit. Priten të prangosen edhe 12 zyrtarë të lartë

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, arrestimin e ish-ministrit dhe kontrollin e banesës së tij.

Kërkesa e prokurorisë vjen pas një një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.

Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri“,- thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ndërkohë nurime nga Prokurorisë së Krimeve të Rënda se janë gati 12 urdhër-arreste për ish-zyrtarë, policë e zyrtarë të lartë shtetërorë si të implikuar në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Vendimi i prokurorisë vjen pas dosjes së grupit të organizuar “Habilaj” në Vlorë, të cilët u arrestuan nga policia italiane, pas hetimeve 4-vjeçare. Në përgjimet e policisë italiane, rezulton se të arrestuarit shqiptarë, që janë dhe kushërinjtë të ish-ministrit Saimir Tahiri, pranojnë se bashkëpunojnë me ministrin në trafikun e drogës.

Ata përmendin se ministri është paguar 5 milionë euro në një muaj për mbështetjen që u ka dhënë në trafikun e drogës.

Kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit

 Dy dokumente sekrete të ardhura mbrëmë nga Italia për arrestimin e Tahirit

Të tjera detaje mësohen rreth kërkesës së bujshme të Prokurorisë për ti hequr mandatin Saimir Tahirit dhe vënien e tij përpara drejtësisë. Burime të rezervuara nga Krimet e Rënda thanë për TCH se mbrëmjen e djeshme kanë ardhur dy dokumente teper sekrete nga autoritetet italiane që kanë bindur organin tonë të akuzës për përfshirjen e Tahirit me bandën e Habilajve.

Dosja “Habilaj” që implikon ish-ministrin, Saimir Tahiri

Sot në mesditë doli njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku thuhej se ka dyshime se ish-ministri i Brendshëm mund të ketë konsumuar dy vepra të rënda penale: Atë të trafikut të narkotikëve, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore”. Në njoftim thuhet gjithashtu se: Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri.

Flet kryeprokurori i përgjithshëm për Saimir Tahirin

Adriatik Llalla dhe Saimir Tahiri (Foto arkiv)

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka nisur takime urgjente në Vlorë dhe në Lushnje nisur nga situata e rëndë kriminale në këto qytete, ku vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin bregdetar u zbulua baza ku strehohej lënda narkotike e bandës së Moisi Habilajt, të arrestuar në Itali si kreu i bandës së trafikut ndërkobmëtar të drogës, kushëri i largët i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Pas hetimeve të kryera këtë të enjte Prokuroria për Krime të Rënda nxorri urdhër-arrestin për Tahirin duke i kërkuar Kuvendit që të heqë imunitetin e deputetit të Partisë Socialiste Saimir Tahiri. Ndaj tij janë ngritur dy akuza: “Trafiku i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsioni pasiv i zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, I pyetur nga gazetarët për arrestimin e Tahirit pas takimit me prokurorët në Lushnje, Llalla tha se “mandatin e Tahirit e ka në dorë Kuvendi”

Kryeprokurori Llalla ndodhet në Lushnje për një takim me prokurorët, pas atentatit që tronditi qytetin pak ditë më parë, ku mbetën të vdekur dy persona. Më herët pas takimit me prokurorët në Vlorë Llalla u shpreh: “Ndodhemi sot në Prokurorinë e Vlorës për shkak të situatës shqetësuese të krijuar në këtë qark. Ngjarjet kanë qenë të vazhdueshme. Më së tepërmi ngjarja e mbrëmshme. Prokuroria ka bërë disa muaj hetim për rastin konkret dhe së bashku me partnerët ndërkombëtarë u finalizua me rezultate konkrete. Besoj se ne vijim do të kemi të dhëna më të sakta e më korrekte. Jemi në fazën e hetimeve. Gjithçka për arrestimet varet nga rezultatet konkrete, u shpreh kryeprokurori para gazetarëve.

Reagimi i urgjent i Bashës: Qeveria “Rama” ka rënë

Pak minuta pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi heqjen e mandatit të Saimir Tahirit ka reaguar me një deklaratë urgjente kreu i Partisë Demokratike.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1664648830252958/

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të mblidhet urgjentisht për t’i hequr mandatin deputetit socialist Saimir Tahiri. Në një dalje për media, kryedemokrati ka theksuar se Shqipëria është në buzë të greminës duke shtuar se Rama duhet të japë dorëheqje të menjëhershme. “Sapo u njoha me kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri. I bëj thirrje Kuvendit që të mbledhë seancën parlamentare. Sot është koha që çdo shqiptar i ndershëm dhe çdo deputet të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Arrestimi i Sajmir Tahirit është vetëm fillimi. Edi Rama është i vdekur politikisht. Partia Socialiste është në buzë të greminës dhe duhet të shkëputet nga Edi Rama dhe grupi parlamentar,” tha Basha.

DEKLARATA E PLOTË E KREUT TË PD

Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo ka njoftuar depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të kërkesës për heqjen e imunitetit, arrestimin dhe kontrollin e banesës të deputetit Saimir Tahiri. I bëj thirrje Kuvendit të veprojë menjëherë. I bëj thirrje Kuvendit të mbledhë menjëherë Komisionin e Mandateve dhe seancën plenare për të vepruar pa vonesë.

Çdo minutë, çdo orë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave. Sot është koha që çdo shqiptar i ndershëm, çdo deputet në Kuvendin e Shqipërisë që ndihet përgjegjës para tyre, të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë. Në fakt, që prej këtij momenti, qeverisja e Edi Ramës ka mbaruar de fakto. Çdo ditë e qendrimit të tij si kryeministër është agoni për të gjithë Shqipërinë. Vetë Edi Rama është sot i vdekur politikisht, një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si njeri i ç’ekulibruar.

Partia Socialiste është sot në buzë të greminës nëse nuk shkëputet nga Edi Rama dhe grupi kriminal që ai solli në krye të Partisë Socialiste. Thirrja ime është për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Mandateve, dhe të seancës plenare, për të votuar heqjen e imunitetit, që do ti hapë rrugë arrestimit të menjëhershëm të Saimir Tahirit. Thirrja ime është për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Koha nuk pret”.

Reagim urgjent i LSI. Vasili: Të hetohen gjithë zyrtarët e përfshirë

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=aGrTOsiYdgE&feature=em-lbcastemail” width=”560″ height=”315″]

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili, në një konferencë urgjente për mediat ka kërkuar hetim të plotë të Kryeministrit, ministrave dhe zyrtarëve të policisë që janë përfshirë në trafikun e drogës. Duke ju referuar shkarkimeve të policisë në Elbasan, Vasili tha se duhej që këto shkarkime të ishin kryer shumë kohë më parë. Ai theksoi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako nuk mund të mos përfshihet në këto largime.

Koferenca e plotë për mediat e Petrit Vasilit:

Jemi së bashku për të vlerësuar situatën tepër të rëndë me të cilën po përballet vendi, lidhur me krimin dhe luftën ndaj tij. Në mënyrë të drejtpërdrejt duhet ti informoj opinionit të gjerë publik se shkarkimet e fundit të bëra në Elbasan janë thjesht dhe vetëm shkarkime të vonuara të cilat duhet të bëheshin dy muaj më parë dhe sot ato bëhen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë thjesht dhe vetëm për të hequr vëmendjen nga droga që ka përmbytur vendin dhe sigurisht për të hequr vëmendjen nga ngjarje të tjera tepër të rënda.

Gjithashtu është shumë e rëndë që në këto dënime kolektive po u bihet në qafë dhe policëve dhe drejtuesve të ndershëm të policisë duke i përzier me ata të cilët kanë qenë të përzier në llumin e krimeve dhe të trafiqeve duke rikonfirmuar standardin e shëmtuar dhe poshtërues të kësaj qeverie. Që ata që luftojnë me krimin dhe e denoncojnë atë, siç ishte dhe rasti i Dritan Zaganit, burgosen, arrestohen, persekutohen sepse i bëhen pengesë krimit dhe trafikut.

Është fare e qartë që i shkarkuari i parë duhet të kishte qenë Haki çako si ideatori, frymëzuesi, mbështetësi jo vetëm i trafikut të drogës në Shqipëri por edhe shkatërruesi dhe autori i krimit elektoral të 25 qershorit. Ku krimi mori në dorë zgjedhjet dhe jo qytetarët. Pikërisht për këto arsye të mëdha ky nuk duhet të ishte më asnjë sekondë në detyrë sepse me atë në krye të policisë shqiptare, shqiptarët janë pa polici dhe rendi është pa asnjë element sigurie. Përkundrazi të vetmit që janë të qetë janë kriminelët dhe trafikantët.

 Gjithashtu ju pohoj me bindje të plotë se këtë veprim Kryeministri shqiptar nuk mundet dhe nuk do ta bëj dot kurrë sepse ai trembet për vdekje të bëjë një shkarkim të tillë sepse ashtu siç thotë një fil i njohur shqiptar i cili për lugën e çorbës së prishur. Përkundrazi  Kryeministri ynë ka ngrënë një kusi plot të çorbës së prishur të krimit dhe të trafiqeve deri në lugën e fundit. Sigurisht që drejtësia shqiptare do të duhet të veprojë me shpejtësi të jashtëzakonshme pasi ka qenë dhe është tepër e vonuar në veprime të drejtpërdrejta të cilat i japin përgjigjen e merituar dhe ballore kësaj situatë shumë të rëndë. Jo vetëm duke filluar hetimin që nga Kryeministri i vendit i cili është drejtpërdrejt i implikuar në këto afera dhe autori i shkatërrimit të zgjedhjeve të fundit të 25 qershorit.

 Dhe kujtoj këtu që një denoncim i qartë i bërë publik dhe i depozituar është ai i deklaratën për lënien e policisë në funksion të zgjedhjeve dhe të krimit elektoral. Gjithashtu i duhet ti jap një përgjigje të menjëhershme skandalit të jashtëzakonshëm që një vend anëtar i NATO-s ka bllokuar e shuar radarët e tij të kontrollit të kufijve për të hapur autostradat e drogës dhe kjo dhe ngjarje të tjera që implikojnë kryeministrin por dhe ministra dhe ish-ministra, materialet dhe faktet e të cilëve janë në njohje të prokurorisë, e bëjnë atë të veprojë me shpejtësia të madhe pasi dhe minuta nuk pret. Jemi dëshmitar që vendet mike dhe partnere kanë ecur shumë shpejt përpara dhe janë ata që kanë vënë në lëvizje situatën ndërkohë që do duhej të ndodhte e kundërta.

Megjithatë nuk ka kohë për të humbur dhe duhet vepruar me shpejtësi pasi Shqipëria sot është më e kërcënuar se kurrë dhe qytetarët shqiptar janë më të kërcënuar se kurrë pasi si asnjëherë në historinë e këtij vendi krimi ka uzurpuar qeverisjen dhe qeveris ai nëpërmjet kollareve shumëngjyrëshe të atyre që ulen në karrigen e Kryeministrit.

Saimir Tahirit i bllokohet pasaporta

Burime konfidenciale thanë se nga dje Saimir Tahirit i është bllokuar pasaporta për shkak të hetimeve mbi bandën e Habilajve dhe dyshimet për përfshirjen e tij në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Po ashtu, Saimir Tahiri mësohet se mbahet nën vëzhgim nga agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror për të parandaluar ndonjë tentativë arratisjeje të ish Ministrit të Brendshëm jashtë vendit.

Mbajtja e tij nën vëzhgim është kërkuar edhe nga agjensitë e huaja partnere, që e shohin si një prej personave kyç në trafikun ndërkombëtar të drogës./Lapsi.al

Biseda e tensionuar/Saimir Tahiri, Edi Ramës: Do të marr me vete në ferr!

DOSJA E PLOTË E “HABILAJVE”

Dosja e plotë hetimore e bandën e drogës dhe përfshirja e Saimir Tahirit

Saimir Tahiri flet për akuzat: Prokuroria të më hetoj…

Saimir Tahiri bëri në një muaj 5 milion euro!

Paralajmërimi i Vasilit që u duk i çuditshëm po vërtetohet

Berisha: Mandat ndërkombëtar arresti për Tahirin

Basha: Sot është dita që Saimir Tahiri të arrestohet

SHKARKO APP