Prokuroria kërkon arrestimin e Saimir Tahirit. PS nuk do votojë arrestimin

Kaos në radhët e deputetëve të PS, të cilët do votojnë për dhënien e autorizimit për arrestim ndaj kolegut të tyre Saimir Tahiri. Pasi prokuroria lëshoi kërkesën drejtuar Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri, që do të sillte më pas edhe arrestimin e tij, kreu i Parlamentit Gramoz Ruç dhe ai i grupit parlamentar të PS, janë mbledhur në selinë e Kuvendit. Të hutuar dhe si në ankth ishin dy prej anëtarëve të këshillit të mandatëve. të cilët i përkasin PS.

Sipas rregullores pritet një mbledhje e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve për të shqyrtuar heqjen apo jo të imunitetit. Mbledhja do bëhet me dyer të mbyllura.

Pjesë e këtij komisioni që ka në dorë vendosjen ose jo para ligjit të Saimir Tahirit janë socialistët Gramoz Ruçi, Klotilda Bushka, Bledar Çuçi, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, ndërsa nga opozita Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj, Nasip Naço dhe Dhurata Çupi.

Burime shumë të rezervuara nga PS tregojnë se anëtarët e PS në këshill do votojnë vetëm për heqjen e imunitetit dhe kontrollin e banesës, por jo për arrestimin e ish-ministrit të brendshëm. Nuk dihet nëse ky vendim i pritshëm është porosi e kryeministrit Rama apo vendim personal i tyre.

Po të njëjtat burime të rezervuara thonë se frika në PS është në kulm, pasi nuk e dijnë se çka në kasafortën e ish-ministrit brendshëm për persona politikë e zyrtarë të shtetit.

SHKARKO APP