Rama: Lulzim bërtit por unë dua drejtësi, ti do karrigen
Pas akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha se Edi Rama po bllokon hetimet me mos heqjen e mandatit të deputetit për Saimir Tahirin, ka ardhur reagimi i kreut të qeverisë. Në një përgjigje në facebook, Rama shkruan se Basha kërkon karrige, teatër kurse kryeministri kërkon Drejtësi dhe luftë ndaj krimit.
”LB bërtit po mos harro: Unë dua TË VËRTETËN ti KARRIGEN! Unë dua DREJTËSI ti do TEATER! Unë dua LUFTE me krimin ti krimin e do për POLITIKE”,-shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10155243251726523