Diplomatë të rëndësishëm ndjekin vizitën e Presidentit shqiptar në Medvegjë
Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta po zhvillon sot një vizitë në Medvegjë të Serbisë, një zonë e banuar historikisht nga shqiptarë.
Kreu i shtetit është takuar me përfaqësues te shqiptarëve dhe institucioneve vendore në këtë komunë të Serbisë.
Burime nga organizatat e komunitetit shiptar në Medvegjë thanë se vizitën e Presidentit Meta në Medvegje e ndoqi nga afër edhe ambasadori i OSBE për komunën e Medvegjes.
Vizitën e percollën edhe disa nga ambasadorët e huaj perendimore te akredituar ne Beograd.