Përmbytet Shqipëria. Peleshi: Jemi në prag katastrofe, nëse Vjosa del nga shtrati

Gjithë vendi është i zhytur në ujë nga moti i rënduar me reshje të mëdha të shiut. Situata është problematike në të gjithë vendin. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave në Kryeministri njoftoi se gjatë ditës gjendja më e rënduar është në pjesën jugore të vendit. Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.

Përmbytjet dhe reshjet e shiut kanë krijuar një situatë alarmante në Qarkun e Vlorës. Novosela është zona me e rrezikuar. Të paktën 3 mijë banorë, të 6 fshatrave, priten të evakuohen. Autoritet thonë se do të përdorin edhe forcën për evakuimin e banorëve, nëse ata nuk largohen vetë nga banesat e rrezikuara. Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi e cilësoi situatën në Novoselë si armante. Ai tha se nëse Vjosa del nga shtrati do të jemi në një situatë katastrofe natyrore.

https://www.facebook.com/nikopeleshi/videos/1471891659526863/

“Jemi ne kufijte kritike te nivelit te lumit Vjose. Nderkohe qe rreshjet do te vazhdojne dhe intesiteti pritet te rritet, niveli do te ngrihet. Shpresojme qe te mbahet ne nivelin kritik  dhe te mos e kaloje ate por duhet ta them per te gjithe banoret e zones te fshatit apo qyteteve perreth qe jemi prane kufijve te vitit 2015, pra parashikohet nje situate qe mund te jete shume kritike dhe duhet shmangur katastrofa. Per kete arsye vleresoj momentin per tu bere thirrje te gjithe banoreve ne zonat prane brigjeve te lumenjve, te perrenjve prane derdhjes ne det te evakuhohen, te largojne bagetite. Nje proces qe tani ka filluar. … Per te shmangur cdo eventualitet, cdo katasrofe, shikoni qe niveli I lumit Vjose eshtem mbi 6 m. Pra eshte niveli kritik”,- tha Ministri Niko Peleshi.

Edhe pse situata është mjaft alarmante në disa zona të vendit, Qeveria ende nuk ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërkohë situata është kritike dhe në Darëzezë të Fierit. “Ne 4-5 oret ne vazhdim presim te perkeqesohet situata. Edhe nje here, prioriteti numer nje eshte jeta e njerezve, pastaj gjeja e gjalle. Keshtu qe te gjithe banoret e zonave rreth lumenjve, perrenjve, derdhjes ne det duhet te evakuohen, te lene shtepite dhe pastaj te kujdesen per gjene e gjalle, e cila eshte e dores se dyte, por gjithashtu e rendesishme”. Peleshi tha se dy hidrovorët e Darëzezës kullojnë një sipërfaqe prej 10 mijë ha dhe deri tani janë duke punuar shumë mirë”,- tha Peleshi i cili inspektoi sot rreth orës 14:00 zonën e Darzezës në Fier.

VIDEO-PAMJE ME DRON/ JA SI DUKET TIRANA E PËRMBYTUR

https://www.facebook.com/kohajone/videos/746208472235359/

Ora 17:00: Situata më kritike nesër dhe pasnesër, kjo situatë ndryshe nga të kaluarat

Petrit Zorba, ekspert i pranë Institutit të Gjeoshkencave, duke sqaruar situatën nga moti i keq në vend, thotë se kjo situatë ka disa karakteristika krahasuar me rastet e tjera.

Gjatë një lidhje të drejtpërdrejt në ekranin e Ora News, Zorba tha se situata nga reshjet do të shkojë drejt përmirësimit, por lumenjtë do të mund të tejfryhen gjatë së shtunës dhe të dielës. “Unë do të evidentoja disa pika kryesore. Në radhë të parë, kjo situatë ka përfshirë të gjithë territorin, në raste të tjera kanë prekur zona të caktuara. Në këtë rast kemi një situatë krejt të veçantë. E dyta, masat ajrore kanë qenë nga jug-perëndimi duke sjellë temperatura të larta. Kjo ka bërë që reshjet e shiut të shtohen. Pellgu ujëmbledhës i Shqipërisë është më i madh se territori për shkak se grumbullon ujëra edhe nga fqinjët. Edhe gjatë dy-tre javëve të fundit ka pasur reshje, që do të thotë se toka ka qenë e ngopur me ujë. Për muajin nëntor në kontinentin evropian kemi pasur 8 stuhi dhe nga këto 6 kanë prekur Mesdheun si dhe 4 Ballkanin. Situata do të vazhdojë edhe në 3-4 ditët e ardhshme do të jetë problematike, pavarësisht se reshjet mund të jenë të vogla.

Deri më datën 4-5 dhjetor situata do të vijë drejt përmirësimit. Në qoftë se situata paraqitet me reshje në pjesën juglindore të vendit, situatën më shumë problematike do ta shikojë nesër dhe pasnesër. Qytetarët të kenë kujdes”.

Ora 16:00 -Komiteti i Emergjencave: Rëndohet situata në Vlorë, Fier, Kavajë…

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave ka dhënë informacionet e fundit zyrtare mbi situatën e krijuar nga përmbytjet në vend. Sipas njoftimit, “ka pasur rëndim të gjendjes në Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Berat, Vlorë, Fier, Shijak, Fushë Krujë, Kavajë, etj.

Situata deri në orën 16:00. Gjatë orëve të pas mesditës janë zhvilluar një mori operacionesh kërkim-shpëtimi kryesisht në Qarkun e Durrësit, Bashkia e Fushë Krujës. Në këto operacione janë angazhuar helikopterë të Forcave të Armatosura dhe mjete të tjera speciale.Ushtarkët e Forcave të Armatosura kanë plotësuar misione shumë të vështira gajtë këtij procesi.

Gjithashtu, kanë filluar operacionet e evakuimit edhe në Qarkun e Vlorës dhe atë të Beratit, ku ekziston rrezik i dukshëm për përmbytje të mëdha.

Ka pasur rëndim të gjendjes në Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Berat, Vlorë, Fier, Shijak, Fushë Krujë, Kavajë, etj..Kapacitete të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në zonat më të rrezikuara, ndërkohë që janë shtuar edhe kapacitetet akomoduese në zonat e prekura.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave prekura të vijojnë bashkëpunimin me autoritetet dhe të ndjekin me shumë kujdes njoftimet në mediat elektronike dhe në rrugët e tjera të komunikimit.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave garanton qytetarët dhe opinionin publik për gatishmërinë absolute të të gjithë sistemit kombëtar të përballimit të emergjencave dhe krizave si dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të prekur, të cilëve ende nuk mund tu jetë ofruar krejt mbështetja e nevojshme, për shkak të përparësive absolute që kanë pasur rastet e rrezikimit të jetës së qytetarëve. Të gjithë qytetarëve u bëhet thirrje të vijojnë si deri më tani bashkëpunimin dhe solidaritetin karakteristik shqiptar.

Komiteti adreson falënderime edhe për aktorët e tjerë politikë, publikë dhe mediatikë që janë solidarizuar realisht me përpjekjet e autoriteteve për përballimin e gjendjes.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave thekson se momentet e vështira që po kalojnë kërkojnë përqendrim tek shpëtimi i jetës dhe kujton se do të jetë faza e likuidimit të pasojave momenti kur do të ofrohet ndihma për lehtësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizavefalënderon të gjithë operatorët privatë që janë angazhuar vullnetarisht në përballimin e situatës, ndër të cilët edheoperatorët e telefonisë celulare Vodafone.al,Telekom.al dhe Albtelecom, të cilët kanë marrë përsipër të përcjellin mesazhe informimi sms për qytetarët.

Si pjesë e këtij njoftimi vijon të mbeten instruksionet e dhëna në komunikatat e mëparshme lidhur me masat e sigurisë që duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët.

ORA 14: 50 -Situatë kritike në Cërrik, rrezikohen 20 familje

Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin me shira të rrëmbyer, ka krijuar një situatë të rënduar edhe në qytetin e Cërrikut. Mësohet se përmbytjet rrezikojnë të paktën 20 familje në lagjen 3 të këtij qyteti.

Deputeti Balla ka kërkuar evakuimin e banorëve, ndërsa situata e rënduar po rrezikon edhe depot e ujit. Situata është kritike edhe në Librazhd, Përrenjas edhe në disa fshatra.

Ora 14:45 – Rama në Fier: Falenderoj Lulzim Bashën

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet. Ai vlerësoi punën e ministrive për të shpëtuar jetën e njerëzve dhe për të përballuar situatën.

Një vlerësim të veçantë, Edi Rama bëri dhe për kreun e PD-së, Lulzim Basha. “Falenderoi kreun e PD që dje kërkoi të mos vazhdohej me diskutimin e buxhetit në Kuvend, duke na dhënë mundësi që të merremi me menaxhimin e situatës”,- tha Edi Rama.

Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim, me atë të kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili, kërkoi sot shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Vasili tha se kjo është e vetmja mënyrë që qytetarët të marrin jo vetëm ndihmën nga shteti, por edhe garancinë se pasuria e tyre e dëmtuar do të dëmshpërblehet.

Ora 14:30: Berisha: Rama i papërgjegjshëm, Meta të thërrasë Këshillin e Sigurisë

Ish- kryeministri Sali Berisha i bën apel qeverisë “Rama” të shpallë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme. Berisha shprehet se në një situatë të tillë papërgjegjshmërie nga ana e kreut të ekzekutivit, Presidenti Meta të konsiderojë edhe thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Te shpallet menjehere gjendja e jashtezakonshme per te perballuar nje situate qe edhe mund te behet katastrofale!  “Gjendja e jashtezakonshme ka ligjin, i cili percakton qarte detyrimet e shtetit ne situata te tilla ndaj zonave te prekura nga katastrofat natyrore. Edi Rama nuk e merr kete vendim vetem e vetem per te shmangur detyrimet e shtetit ndaj qytetareve. Mos shpallja e gjendjes se emergjences, eshte nje akt i papergjegjshem antikushtetues i Norieges! Ftoj Presidentin e Republikes, qe ne nje situate te tille papergjegjshmerie te kreut te ekzekutivit te konsideroje edhe thirrjen e Keshillit te Sigurise Kombetare”, shkruan Berisha.

ORA 14:00 – Ministrja e Mbrojtjes në zonat më të rrezikuara nga përmbytjet: Largohuni

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi se 500 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan për menaxhimin e situatës në zonën më të prekura nga moti i keq, kryesisht në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Gjirokastrës.

Zonja Xhaçka tha se deri në orën 11:00 janë evakuuar 315 persona. Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë banorëve në zonat e prekura nga reshjet, atyre që banojnë shumë pranë shtretërve të lumenjve, në afërsi të digave apo në zona që, historikisht rrezikojnë përmbytje: te largohen menjëherë nga banesat dhe te bashkëpunojnë me Forcat e Armatosura dhe strukturat e emergjencës për t’u evakuuar.

E përsëris këtë thirrje pas rikonfirmim nga ana e Emergjencave Civile dhe Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për shtim të intensitetit të reshjeve gjatë orëve në vijim, tha zonja Xhaçka, çka mund të sjellë rritje të nivelit të ujit në shtretërit e lumenjve.

Situata e krijuar në gjithë vendin nga përmbytjet:

Situata e rëndë në Vlorë, rrezikohet ura e Mifolit

Rama në Fier: Po shpëtojmë jetën e njerëzve. Falenderoj Lulzim Bashën për…

Berisha-Ramës: Shpall emergjencën, Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë

Përmbytjet nuk kursejnë as ish-Kënetën në Durrës

“Po mbytemi”, thirrjet live të banorëve të Mallkuçit

Misionet e Ministrisë së Shëndetësisë. Shpëtohen dy gra

Kujdes me ujin e pijshëm nga çezmat. Është i turbullt

Prençi: Banorët të lënë shtëpitë

SHKARKO APP