“Po mbytemi”, thirrjet live të banorëve të Mallkuçit, FA ndërhyn me helikopter
Fushë-Kruja është një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, ndërsa më në rrezik raportohet të jenë disa familje në fshatin Mallkuç.
Një banor i këtij fshati ka apeluar për ndihmë në TV News 24, duke sqaruar se po ju rrezikohet seriozisht jeta.
“Jemi 10 shtëpi të përmbytura, këtu ka rreth dy metra ujë. Deri tani s’kemi marrë asnjë lloj ndihme. Ju lutem na ndihmoni, se do mbytemi”,- tha live në News 24 banori.
Në lidhje me situatën e krijuar atje, ka reaguar Minsitria e Mrojtjes, e cila ka dërguar helikopter për t’i evakuuar.