VIDEO/ Përmbytjet nuk kursejnë as ish-Kënetën në Durrës
Me dhjetëra familje nën zonën e ish-Kënetës në Durrës janë zhytur nën ujë gjatë ditës së sotme ndërsa problematika ka ardhur si rezultat i bllokimit të kanaleve dhe mos pastrimit të tyre në vite.
‘News24’ raporton për ‘BalkanWeb’ se fare pranë shkollës uji ka hyrë në disa banesa në ish-kënetë, dhe banorëve ju kanë dalë jashtë përdorimi çdo orendi shtëpiake. sinkron Të grumbulluar në zonë banorët i kanë kërkuar me ngulm kreut të rajonit të ish-Kënetës të ndërhyjë për të zhbllokuar një kanal i cili përmbyt të gjithë zonën.
Banorët thonë se zhbllokimi i kanalit nga mbetjet urbane do të bëjë të mundur qarkullimin e ujërave dhe shmangien e përmbytjeve në këtë zonë. Edhe serat bujqësore në zonën e Shkozetit dhe të Spitallës me prodhimet e stinës apo të sapo mbjella kanë dalë jashtë funksioni. Uji ka përmbytur tokat bujqësore duke shkaktuar shumë dëme. Problematika e këtyre përmbytjeve sic duket është zhvendosur në zonat rurale të Durrësit.