Përmbytjet/Ambasadori Lu zbret në terren me ministren Xhaçka
Ambasadori Donald Lu i është bashkuar sot ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka për të parë situatën e përmbytjeve në vend.
Ata janë ndaluar në sallën operative ne QBO të Forcave të Armatosura, ku u njohën me situatën aktuale pas përkeqësimit të motit në vend.
Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe angazhimin e deritanishëm të FA dhe shprehu solidaritet dhe mbështetje për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA për kapërcimin me sukses të situatës së ditëve të fundit.