Skenari i PD, djegia e mandateve të deputetëve. Kryemadhi: Ky Kuvend nuk ekziston më

Pas zgjedhjes së njëanshme të kryeprokurores së re të përgjithshme, Partia Demokratike pritet të marrë vendimin ekstrem djegien e mandateve. Në një prononcim për mediat, pas seancës me tym dhe flakë, Sali Berisha tha se nuk asnjë zgjidhje tjetër vetëm se të reagohet në mënyrë urgjente.

Ai tha se “opozita nuk ka asnjë rrugë veçse të djeg mandatet e deputetëve”.

I pyetur nëse ky është një vendim i PD, Berisha tha se është grupi ai që do të vendos, por ai si deputetë do të sugjeronte një hap të tillë, si e vetmja mënyrë për të deligjitimuar Edi Ramën.

Berisha ka sqaruar se bojkoti i Parlamentit nuk ka më vlerë. “Ajo që them unë nuk është bojkot. Është asgjësim mandatesh. Domethënë të mos ketë më mandate të opozitës në Kuvend”,- tha Berisha.

Monika Kryemadhi: Ky Kuvend nuk ekziston më

Pas seancës së Kuvendit ku u zgjodh kryeprokurorja e re ka folur dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Ajo u shpreh se ky parlament nuk ekziston më dhe ka dalë jashtë funksionit të tij. Në një prononcim për mediat, Kryemadhi tha se opozita do t’u drejtohet qytetarëve për të marrë vendimin.

Fjala e Kryetares së LSI Monika Kryemadhi pas zgjedhjes së prokurores:

Motra dhe vëllezër.

Shqiptar të ndershëm të nënës Shqipëri. Sot kryekrimineli Edi Rama dhunoi në mënyrën më normale si dhunues që është Kushtetutën e Shqipërisë. Rama IK.

Parlamenti I trafikut të drogës sot zgjodhi të ashtuquajtur një grua prokurore me gjakun e një deputeteje vajzë të re. Një turp të madh kurrë nuk është  parë. Edi Rama siç I dhunon gratë e veta  do të dojë të dhunojë dhe gratë e Shqipërisë. Por ai kurrë nuk ka për të bërë këtë gjë sepse gratë shqiptare nuk do ta lejojnë një kryeministër kriminel. Një kryeministër  trafikant por mbi të gjitha një kryeministër që nuk e do Shqipërinë dhe vendin e tij por e urren atë.Vetëm një njeri që mund të urrejë Shqipërinë bën këtë gjë që bëri sot Edi Rama.

Edi Rama sot tregoi dhe njëherë që zhvlerëson figurën e gruas, që shkel me këmbë imazhin e grave shqiptarëe, që nuk ka respekt për nënën, për gruan, për vajzat shqiptare.Prandaj ju bëj thirrje të gjitha vajzave dhe grave shqiptare të gjitha nënave shqiptare të çohen dhe të mbrojnë fëmijët e tyre se sot të mbrosh fëmijën është gjëja më e drejtë më lëgjitime. Të mbrosh sot Kushtetutën e Shqipërisë  do të thotë të mbrosh të ardhmen e fëmijëve të tu. Ne sot kemi vendosur ti rrisim fëmijët tanë në Shqipëri. Të jetojmë në Shqipëri. Ne nuk kemi vendosur si Edi Rama që paratë e drogës ,paratë e vdekjes së shqiptarëve ti investojë nëpër billdingjet e tij ashtu si ka bërë deri tani. Sot Edi Rama kërkoi një prokuror jo për të fshehur dhe për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit por për të garantuar veten e tij, familjarët e tij të cilët janë të përfshirë jo vetëm në trafikun e drogës por janë përfshirë në krime të tmerrshme kundër njerëzimit. Sot Edi Rama përdori vëllezërit dhe motrat tonë të veshur me uniforma policie për të goditur vajzat dhe gratë shqiptare për të dhunuar popullin. Por kjo gjë nuk do ndalet. Ky është vetëm fillimi.Ai nuk ka parë gjë akoma.

Fjalimi në Protestë/ Basha: Sot është vetëm fillimi i kryengritjes popullore

“Askush të mos mendojë se ne do të rrimë duarkryq dhe do të durojmë puçin kushtetues e do të mbrojmë prokurorin e Tahirit, e Habilajve” Kështu u ka deklaruar protestuesve para parlamentit, kryetari i opozitës Lulzim Basha, pasi në Kuvend bëri betimin nën mjegullën e kuqe të flakadanëve të opozitës, kryeprokurorja e re e vendit Arta Marku.

Basha, nga podiumi i ngritur para Kuvendit, tha: “Ju jeni të rinj e të reja që ngrihen në këmbë dhe nuk durojnë shkeljen e ligjit, kapjen e drejtësisë, një prokuror që ka vetëm një detyrë, të shpëtojë Saimir Tahirin, Vangjush Dakon. Edi Rama me ushtarët e tij të krimit ta dijë se popullin shqiptar dhe opozitën shqiptare nuk do ta mbysin se ky është fillimi i kryengritjes popullore në mbrojtje të Kushtetutës dhe drejtësisë së pavarur që Shqipëria t’i kthehet edhe njëherë drejtimit të saj europian. Sot në këtë shesh jemi duke mbajtur në duart flamurin shqiptar kuq e zi. Këtu është Shqipëria, Europa, Amerika. Askush të mos mendojë se ne do të rrimë duarkryq dhe do të durojmë puçin kushtetues e do të mbrojmë prokurorin e Tahirit, Habilajve. Ju ju përgjigjët thirrjet së opozitës për vendsmërinë tuaj. Janë qindra mijë shqiptarë që nuk do ta durojnë dot kurrë një narkoshtet”.

Edi Rama humbet shumicën në Kuvend. Vetëm 69 vota për Kryeprokuroren

Kjo seancë konsiderohej jetike për Edi Ramën për të treguar forcën e tij si mazhorancë. Por sot gjatë zgjedhjes së Kryeprokurores, mazhoranca e tij nuk bëri dot shumicën e parlamentit.

Nga 140 mandate që ka Kuvendi, Edi Rama ka arritur vetëm 69 mandate. Mazhoranca zgjodhi kryeprokuroren e re me votat e saj.

Ajo është zgjedhur me 69 vota pro, 2 kundër e 2 abstenim. PDIU duket se nuk ka hyrë fare në votim, duke konfirmuar se ishte kundër zgjedhjes antikushtetuese.

PROTESTA E OPOZITËS JASHTË KUVENDIT 

https://www.facebook.com/kohajone/videos/753752118147661/

Policia nis arrestimet, ndalon 5 protestues

Burime mediatike bëjnë të ditur se policia e kryeqytetit ka shoqëruar deri tani 5 persona në lidhje me përplasjen me policinë para Kuvendit dhe tensionin që shoqëroi seancën, ku u zgjodh Kryeprokurorja e Përkohshme.

Ndërkohë policia ka rrethuar me shirita të gjithë zonën ku ndodhi përplasja për të kërkuar objekte apo sende që mund të fajësojnë të ndaluarit.

Kryeprokurori i ri, Balla: Opozita t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Pas përfundimit të seancës parlamentare kreu i grupit të deputetëve socialist Taulant Balla tha se opozita nëse ka kontestime për kryeprokuroren e re ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Debati demokratik zhvillohet në institucione, u shpreh ai. “As me dhunë, as me bomba, as me goditje, bidona uji e gjithçka pati mundësi Luli e Monika bashkë të bënin në seancë. Debati demokratik zhvillohet në institucione, nëse kanë kontestim është Gjykata Kushtetuese. Nuk mund ta ndajë PD dhe simotra LSI çështjen e procedurës së zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm. Kemi respektuar fjalën germë për germë, gjithë kuadrin ligjor dhe Kuvendi sot ka caktuar një prokuror”, tha Balla.

 Rama sapo e futi vendin në një spirale kaotike

Ish-presidenti, Bujar Nishani ka reaguar pas zgjedhjes së kryeprokurores së re me votat e 69 vota. ‘Sot në mënyrën më të papërgjegjëshme qeveria e futi vendin në një spirale kaotike shumë të rrezikshme. Kushtetuta u gris, Parlamenti humbi legjitimitetin ligjor, politik dhe moral!’, shkruan ish-presidenti Bujar Nishani në faqen e tij në Facebook. Arta Marku u zgjodh kryeprokuror vetëm me votat e PS.

Manjani: Ramës nuk i duhet më sistemi demokratik

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me votimin e sotëm të Prokurorit të Përgjithshëm vetëm nga mazhoranca.

Ai thotë se Edi Ramës nuk i duhet më sistemi demokratik.

“Asnjë surprizë! Edi Ramës nuk i duhet më sistemi demokratik e kushtetues! I duhet sistem i dhunës e i diktatit. Vetëm në diktaturë e shtyn disa kohë pa u ndëshkuar…  Por nuk mund ti shpëtojë!”,- shprehet Manjani.

Edi Rama, konferencë për mediat në orën 13:30

Kryeministri Edi Rama do të dalë sot në një deklaratë të jashtëzakonshme për mediat. Kryeministria njoftoi se në orën 13:30 Kryeministri do të bëjë një komunikim me media.

Pritet që Kryeministri të sqarojë qëndrimin e mazhorancës për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Përgjithshme.

PD-LSI mbledhje të përbashkët të grupeve parlamentare

Grupet parlamentare të PD dhe të LSI do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët për të marrë një vendim për ecurinë e aksionit opozitar. Burime për Koha Jonë bëjnë të ditur se opozita po diskuton për skenarët e mundshme të zhvillimit të protestave, të cilat duket se do të vazhdojnë. Të njëjtat burime thonë se një nga skenaret është edhe bllokimi i institucioneve, duke filluar që nga institucioni i Prokurorisë.

SENACA/Deputeti i PS godet deputeten e LSI

Seanca e Kuvendit nuk është shoqëruar vetëm me tymuese dhe bllokimit të foltores, por edhe me përplasje fizike. Një moment përplasjeje, med dy deputetëve është kapur nga kamerat.

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka goditur deputeten e LSI, Kejdi Mehmetaj.

SHKARKO APP