Basha flet pas takimit me aleatët: Nesër pjesëmarrje rekord, do jem me familjen time

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë optimist nga takimi me aleatët parlamentarë në selinë e PD-së. Ai tha se nga informacionet e deri tanishme, mësohet se do të ketë një pjesëmarrje gjigande, rekord në protestën e nesërme të opozitës.

Ai tha se protesta do t’i shërbejë shpalljes së një marrëdhënie të re, ndryshe nga ajo 6 muaj më parë midis pushtetit dhe qytetarëve.

“Kemi rakorduar me aleatët parlamentarë të gjitha detajet për ditën e nesërme sa i takon organizimit politik. Jemi në përditësim të lajmeve nga të gjitha anët e vendit që flasin për një pjesëmarrje gjigande rekord në protestën e nesërme. Sot ka një marrëdhënie të re të ndryshme nga 6 muaj më parë midis pushtetit dhe qytetarëve. Shumica e qytetarëve nuk kanë dyshim se shteti është i kapur nga banditët. Kjo është arsyeja përse nesër në sheshin e protestës do të derdhen me qindra mijëra qytetarë, demokratë, socialistë e të bindjeve të ndryshme në një protestë të madhe popullore, e cila do të shpallë këtë marrëdhënie të re”, deklaroi kreu i PD-së.

SHKARKO APP