Sekretari organizativ i PD: Protesta vazhdon edhe pas 27 janarit
Kur pak orë na ndajnë nga protesta e opozitës ditën e nesërme, sekretari organizativ në Partinë Demokratike, Enno Bozdo, foli për kërkesat e kësaj proteste. Ai, në News 24, u shpreh se pritet të jetë një nga tubimet më të mëdha që PD ka zhvilluar madje shtoi se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mund të zbarkojnë qindra mijëra vetë. Bozdo tha se kjo protestë nuk bëhet në bashkëpunim me asnjë parti politike, por me qytetarët, dhe si qëllim kryesor është largimi i qeverisë së Ramës. Ai tha se PD do përdorë të gjitha mjetet që protesta të jetë paqësore. “
“T’i themi kësaj qeveri që nuk jemi dakort me ty, me shkatërrimin që i ke bërë institucioneve, me kriminelët që i mbajte si të parët e vendit, që bëre të largohen qindra mijëra shqiptarë. Nuk jemi dakort për mënyrën si po ecën ky vend. Nesër nuk votohet për opozitën, por opozita ka ftuar në shesh qytetarët, veçanërisht socialistët, me të cilët Edi Rama ka tradhëtuar besimin. Besoj se do jetë më e madhja që PD ka organizuar ndonjëherë, qindra mijëra do jenë. PD ka probleme të brendshme, si në çdo parti. Më 27 janar presim të ndodhi tubimi më i madh, PD nuk dorëhiqet nga kjo rrugë deri sa të gjehet një zgjidhje. Nuk duhet se çfarë skenari do të ketë pas datës 27, por di që PD nuk do tërhiqet nga vala e protestave,” – tha Bozdo.