FOTO/ Protestuesit drejt Tiranës, në makina mbajnë targën e famshme 003 të Audit të Tahirit…
Disa mijëra protestues janë nisur nga rrethe në drejtim të Tiranës në orët e para të mëngjesit të sotëm, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita kundër qeverisë Rama.
Një e veçantë në këtë organizim të nisjes së protestuesve është se automjetet që udhëtojnë drejt Tiranës mbajnë targën e Audit te ‘famshem’, AA 003 GB, që ish ministri i Brendshem, Saimir Tahiri u shiti Habilajve.
Makina pronë e Tahirit, iu shit Habilajve, kushërinj të tij, që sot përballen me drejtësinë për trafikun e drogës. Tahiri deklaroi se nuk kishte lidhje me ta, por nga përgjimet e anti-mafias italiane hidhen dyshime se ai është i implikuar, madje së fundmi është publikuar edhe një foto e ish-ministrit të Brendshëm me një prej pjesëtarëve të Habilajve.
Protestuesit e mbajnë targën AA 003 GB me mbishkrimet “narkoshteti” dhe “të paprekshëm” për të treguar se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekt politik i Edi Ramës, i cili vazhdon të jetë përfituesi kryesor i trafikut ndërkombëtar të drogës dhe mbrojtësi i tyre nga drejtësia.
Përdorimi i makinës së Ministrit të Brendshëm me targën AA 003 GB nga banda e Habiljave u denoncua nga oficeri Dritan Zagani në tetor 2015.