Pas protestës provokon PS: Nuk u mjaftojnë shuplakat e 25 qershorit, doni më…

Partia Socialiste ka reaguar për herë të parë mbi protestën e sotme të thirrur nga opozita. Reagimi i parë u bë nga socialistja Blerina Gjylameti e cila publikon disa foto nga protesta dhe thotë se qytetarët e braktisën sërish opozitën.

Ajo shton se tubimi i sotëm tregoi se PD nuk është alternativë qeverisëse.

STATUSI I PLOTE
Edhe sot, shqiptarët e lanë në baltë opozitën e bashkuar. Nuk u mjaftoi shuplaka e dhënë në zgjedhjet e 25 qershorit, por donin të provonin edhe këtë sot.

Shqiptarët i braktisën edhe sot, në luftën e tyre për pushtet, ata që kanë frikë Reformën në Drejtësi, ata që i vodhën për 8 vjet rresht, që i shkrumbuan në Gërdec , që i vranë në 21 janar, që shitën detin, që kauzë të vetme kanë hallin e parave të vjehrrit, që qajnë përnatë tepsinë e paratë e ofiqarëve të tyre. Edhe sot, të nderuar opozitarë, treguat se nuk jeni alternativë qeverisëse! Gjithmonë e më shumë të bindur në angazhimin tonë për të ndërtuar #ShqipërinëQëDuam , #ShqipërinëEuropiane.

https://www.facebook.com/blerinagjylameti/posts/10157093966575760

SHKARKO APP