Qindra forca policore rrethojnë Kryeministrinë (FOTO)

Qindra forca policore janë mbledhur rreth godinës së Kryenminisrisë në pritje të protestës.

Policia e Shtetit publikoi një ditë më parë një sërë masash që ka marrë për mbarëvajtjen e protestës. Në anën tjetër faqja ballore e godinës së Kryeministrisë është rrethuar me skela që mbulohen me beze, për të mbrojtur fasadën e godinës.

Por duket se në kuadrin e masave, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është takuar edhe me komandatin e Gardës së Republikës, e cila mbron institucionet. Xhaxaj është fotografuar me komandantin Gramos Sako, ndërsa duket se ministri i Brendshëm po jep porositë e fundit në drejtim të një prej vartësve të tij.

SHKARKO APP