Të dhënat e para për pjesëmarrjen në protestë (FOTO)

Si në protestat e tjera, edhe këtë herë protestuesë të shumtë nisen nga qytete të ndryshme të vendit për të ardhur në Tiranë. Ata janë grumbulluar në stacionet e autobuzve nga veriu n ëjugm pë të mbërritur në mesditë në kryeqytet, ku do të protestojnë kundër qeverisë Rama. Ndërkohë, raportohet se nga qarku Dibër janë nisur drejt Tiranës rreth 2500 persona e po kaq edhe nga Shkodra. Gjirokastra mësohet se janë nisur 4 autobusë me rreth 400 persona pa llogaritur mjetet private. Nga Saranda rreth 200 persona dhe 100 nga Delvina.

Nga Korça janë nisur rreth 2100 protestues të PD dhe 700 nga LSI. Rreth 2000 protestues janë nisur edhe nga Lezha. Raportimet nga Fieri flasin për rreth 3000 simpatizantë dhe qytetarë fierakë që janë nisur drejt Tiranës në protesetë. Ne dispozicion janë 25 autobusë në të gjithë bashkinë e Fierit, përfshirë njësitë administrative. Mësohet se do të ketë nisje nga disa pika si dhe nisje me mjete private.

SHKARKO APP