Reagon LSI-ja: Rama i tmerruar, Gramozi nuk mund të ndalojë opozitën
Në një reagim mbi situatën e tensionuar në kuvend, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, shkruan në një postim në facebook, se Edi Rama është i tmeruar dhe përdor atavizmën Ruçi për të prerë fjalën e deputetëve.
Tensioni u arrit pasi kreu i deputetëve të PD-së në kuvend, Edmond Spaho nisi të fliste për ekstradimin e Nezar Seitit, por u ndërpre nga kreu i kuvend, Edmond Sapho që më vonë edhe e përjashtoi nga punimet e sotme të kuvendit.
”I frikësuar nga të vërtetat që opozita thotë në parlament dhe nga qindra mijëra qytetarët që kërkojnë ikjen e Edi Ramës, shoku Gramoz ofendon deputetët dhe u heq atyre të drejtën e fjalës”,-shkruan Mehmetaj në facebook.
Më tej ajo shkruan se askush nuk do të mundet të pengojë opozitën të kryejë detyrën e saj si përçuese e zërit dhe revoltës qytetare. ”As shoku Gramoz dhe as diktatori Edi Rama nuk munden të ndalojnë opozitën të denoncojë trafikun e drogës që drejton vet kryeministri, të denoncojë largimin e qëllimshëm të Nezer Seitaj, të demaskojë gënjeshtrat mbi marrëveshjen me Greqinë dhe shitjen që Edi Rama do ti bëjë këtij vendi”,-shkruan më tej deputetja e LSI-së.
Postimi i plotë i deputetes Kejda Mehmetaj
Edi Rama i tmeruar përdor atavizmën Ruçi për të prerë fjalën e deputetëve. Edi Rama i pengon opozitës fjalën e lirë në Parlament nëpërmjet ligjit të agjitacion propagandës!
I frikësuar nga të vërtetat që opozita thotë në parlament dhe nga qindra mijëra qytetarët që kërkojnë ikjen e Edi Ramës, shoku Gramoz ofendon deputetët dhe u heq atyre të drejtën e fjalës.
Askush nuk do të mundet të pengojë opozitën të kryejë detyrën e saj si përçuese e zërit dhe revoltës qytetare. As shoku Gramoz dhe as diktatori Edi Rama nuk munden të ndalojnë opozitën të denoncojë trafikun e drogës që drejton vet kryeministri, të denoncojë largimin e qëllimshëm të Nezer Seitaj, të demaskojë gënjeshtrat mbi marrëveshjen me Greqinë dhe shitjen që Edi Rama do ti bëjë këtij vendi.
https://www.facebook.com/kejdimehmetajLSI/videos/330153440837252/