Tensionet/ Deputetët e opozitës braktisin foltoren dhe rrethojnë kolegët e PS-së

E ndërsa seanca ka rinisur mes tensioneve dhe deputetët e opozitës qëndronin në këmbë në foltoren e Kuvendit, dhënia e fjalës për deputetin socialist Fadil Nasufi lidhur me rendin e ditës për diskutimin mbi projektligjin për arsimin parauniversitar, deputetët e opozitës do ti drejtoheshin karrigeve të socialistëve për të mos i lejuar të flisnin për gjëra të tjera, përveç çështjes së Nazer Seitajt.

Ka qenë deputetja e PD-së, Dhurata Çupi e cila i ka shkuar deputetit socialist, Fadil Nasufi që të mos vazhdojë diskutimet. Ndërsa ky i fundit i është kthyer me tone të ashpra, gjë që ka detyruar deputetët demokratë të braktisnin foltoren dhe të rrethonin vendet e kolegëve të tyre socialtë, gjë që ka sjellë dhe revoltë në kampin e majtë.

Ai ka nisur të flasë, por fill pas kësaj, deputetja Çupi i ka shkuar afër vendit, duke i thënë: ”Shko në foltore, atje ik fol, atje është vendi”.

Nasufi: Ik moj ti, do të pyes ty unë (dhe e ka shtyre me dorë). Deputetët e PD-së, i janë afruar Nausfit duke mos e lënë të flasë, kurse ky ka vijuar. Deputeti i PS-së, Beqja i ka shkuar pas demokrates Cupi, duke i kërkuar ta lërë të qetë socialistin të vazhdojë fjalën.

SHKARKO APP