Historike/Shqiptari Ermal Meta fiton festivalin e Sanremos në Itali
Festivali i Sanremos në Itali që u zhvillua këtë të shtunë (deri në orën 01.25 të së dielës) ka njohur një zë brilant, atë të shqiptarit Ermal Meta, i cili bashkë me kengëtarin italian Fabrizio Moro u futën si një nga tre këngët më të mira të këtij edicioni në Sanremo.
Kënga e tyre ishte “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë). Në finale ishin edhe Analissa dhe grupi “Stato Sociale”, por pas votimit final për këngën fituese ndër tre finalistët, festivalin e Sanremos e fitoi Ermal Meta dhe Fabrizio Moro.
Shqiptari Ermal Meta triumfon në Sanremo.
VIDEO E KENGES FITUESE
VIDEO/MOMENTI I SHPALLJES SË FITUESIT TË ÇMIMIT TË PARË
Këngëtari shqiptar Ermal Meta bashkë me Fabrizio Moron kanë dalë në konferencë për mediat pasi morën çmimin e parë të festivalit të Sanremos.
‘Më duket e pabesueshme, pasi ishim të bindur që do të arrinim të 3-të.
Kisha 3 vite që punoja për diçka të tillë.
Jam shumë i lumtur, jo vetëm sepse morëm çmimin e parë, por për mesazhin që jep kjo këngë’, është shprehur Ermal Meta.
Duke komentuar pezullimin dhe më pas rikthimin në festival, këngëtari shqiptar është shprehur se ‘gjithçka shkoi në vendin e vet’.
Mesazhi i këngës së shqiptarit që fitoi Sanremon dhe u kthye hit
Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”, kanë triumfuar në Festivalin e Sanremo-s në Itali. Në komentin e parë pas marrjes së çmimit, Ermal Meta tha se ja dedikonte këtë fitoren precedentit të tij dhe “atyre që më mbështetën, kur shumë të tjerë mendonin se nuk do ja dilja”.
Përveç çmimit të parë, Ermal Meta dhe Moro, fituan dhe çmimin “Tim Music” në Sanremo 2018. Ky çmim jepet për këngën që është dëgjuar më shumë në rrjetet sociale dhe youtube. Në vetëm dy ditë kënga e tyre arriti në 4 milionë klikime duke u bërë një hit i padiskutueshëm në Itali, por jo vetëm.
Kritika e Sanremos e vlerësoi këngën për zërin e këngëtarëve, muzikën, por edhe mesazhin.
Teksti është revoltë për botën e goditur nga terrorizmi. Titulli “Nuk më keni bërë asgjë” ka marrë spunto nga masakra e Parisit, në vitin 2015, në lokalin “Bataklan” ku gjatë një sulmi terrorist u vranë 89 të rinj dhe banda e rrokut që këndonte në lokal. Një ditë më pas, në homazhet para lokalit ishte bashkë me lulet ishte vendosur një mbishkrim i të afërmeve të viktimave: “Nuk më keni bërë asgjë”. Ky mesazh i fortë i përcjellë me zëri brilant të këngëtarëve dhe muzikën e përkryer bëri që kënga të vlerësohej si më përfaqësuesja e Sanremo 2018.
Pas shumë polemikave këtë edicion të festivalit, Meta dhe Moro kanë arritur të lënë gjithçka pas krahëve dhe me performancat e tyre të jashtëzakonshme fituan zemrat e italianëve duke i bërë më të votuarit në këtë festival.
“Non mi avete fatto niente” u pezullua përkohësisht për dyshim të thyerjes së rregullores së Festivalit, por pas vlerësimeve, “Rai” doli në përfundimin që kënga të vazhdonte garën, nga e cila dy këngëtarët u larguan si triumfues.
Intervista / Nata më e gjatë e jetës
Si do ta nisje një përrallë dashurie?
Di si të nis një këngë, por jo një përrallë.
Kënga më e bukur që ke dëgjuar për një ndarje?
“Wicked Game” Chris Isaac.
Alkooli më i fortë për të mbytur dhembjen?
Rhum.
Nata më e gjatë që ke kaluar?
Nata në të cilën më thanë që ime më ishte në koma. M’u duk e gjatë një vit.
Zgjimi më romantik si mund të ishte për ty?
Çdo zgjim është romantik kur fle me dikë që ke në krevat dhe në zemër.
Mesazhi më mbresëlënës që të ka ardhur në celular?
Një mesazh në celular nuk e konsideroj mbresëlënës.
Martesa që do të ëndërroje?
Ajo që bën i moshuari mbas një jete të gjatë dhe të lirë.
Vdekja më e ëmbël si do të ishte?
Ajo pas martesës së mësipërme.
Cila është italiania më e bukur?
E dashura ime.