180 mln euro kokainë, Basha: S’kalonte pa garanci politike

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas kapjes së sasisë rekord në portin e Durrësit, e cila kap vlerën e 180 milion euro. Sipas Bashës kjo është një kronikë e paralajmëruar nga PD-ja. ”Në mënyrë të përsëritur kemi denoncuar në Kuvend dhe në media se krimi i organizuar me mbështetje qeveritare, ka marrë nën kontroll trafikun e drogave të forta, kokainë dhe heroinë”,-shkruan Basha.

Nga ana tjetër, kreu Basha thotë se kjo sasi nuk mund të kalonte pa garanci politike. Basha merr shkas nga deklarata e Prokurorit të Antimafias De Raho në Tiranë, se krimi ka lidhje politike.

”Kjo ngarkesë rekord e kokainës nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike. Këtë paralajmëroi edhe Kryeprokurori i Antimafias De Raho të hënën në Tiranë, kur deklaroi se mafia ka lidhje me politikën shqiptare dhe ka pushtuar policinë. Me këtë rast dua ti shpreh mirënjohjen partnerëve të huaj që drejtuan operacionin me sukses dhe e vunë para faktit të kryer narkoshtetin dhe levat e tij në Shqipëri”,-vijon më tej Basha.

Edhe pse Ministria e Brendshme ka pësuar rokadë, për Bashën pikë mbrojtje ka kreun e qeverisë Edi Rama.

”Rrokada nga klani Tahiri-Habilaj i kanabisit tek klanet e heroinës dhe kokainës të Xhafajve me kompani, kanë si pikë të përbashkët mbrojtëse, kryeministrin Edi Rama”.

SHKARKO APP