Presidenti Meta: Mbështes vendosmërinë e Presidentit Trump për Sirinë

Pas sulmit ndaj Sirisë ka reaguar i pari Kryetari i Shtetit Shqiptar, Ilir Meta.

“Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA-ve, Francës dhe Britanisë – shkruan Presidenti në një reagim ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Bashar Al Assad.

“Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën”, përfundon presidenti Ilir Meta.

Reagim i Presidentit Meta ne mbeshtetje te sulmit ushtarak:

Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanise ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit.

Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmerinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të Drejtave të Njeriut dhe të çdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare, por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën. 

SHKARKO APP