Çelja e negociatave me BE, Bushati: Një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar punën
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka reaguar pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Bushati e cilësoi 17 prillin, një ditë të madhe për Shqipërinë, ndërsa shtoi se reformat e thella dhe të pareshtura po japin fryte.
“Një ditë e madhe për Shqipërinë. BE rekomandon qartë dhe fort hapjen e negociatave. Reformat e thella dhe të pareshtura po japin fryte. Rajoni është pjesë organike e Evropës. Është një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar punën”, tha Bushati.