FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kurti jep alarmin: Mund të ketë sulme terroriste në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se strehimi i Milan Radojçiçit në Serbi, mbështetja që i ofron Beogradi me infrastrukturë për trajtime nuk mund të quhet ndryshe përveç koordinim i shtetit të Serbisë me Milan Radojçiqit dhe grupit të tij terrorist për ta zhvilluar më tej luftën hibride kundër Kosovës.

Në një konferencë për media ka deklaruar se tanimë Radojçiç nuk mund të organizojë aksione të tipit rus, por ka angazhuar persona të caktuar për aksione të caktuara në veri. Ai ka dhënë detaje për të gjitha sulmet që kanë ndodhur në veri.

”Kjo është kronologjia e 15 sulmeve nga 30 qershori deri më deri më 29 nëntor të cilat kanë qenë të përgatitura për ta dëmtuar Kosovën. Bazuar në informacionet inteligjente prapa urdhrit të sulmit në kanalin e Ibër Lepenc, qëndron Milan Radojçiç dhe grupi i tij terrorist që mbështetet nga Serbia. Sulmi është planifikuar Milan Radojçiç”, tha Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?