Shqiptarët në “Eurovizion”, mediet e huaja: Bushpepa pushton skenën (VIDEO)
Si asnjëherë më parë, tre shqiptarë do të ngjitet në skenën e Eurosionin Song Conest, por vetëm njëri përfaqëson Shqipërinë. Eugent Bushpepa me këngën ”Mall” do ngjitet në skenën e Lisbonës me flamurin kuqezi.
Këngëtari shqiptar, i pari artist mashkull solo që prezanton Shqipërinë në Eurovizion në 12 vjet, ka marrë vlerësime të shumta nga kritika për interpretimin e tij.
Përgjatë 5 ditësh prova të nisura në 3 maj, në skenën e “Altice Arena” do të ngjiten 15 këngëtare, disa prej të cilëve me shansin real të kapërcejnë veten krahasuar me radhën e parë. Bushpepa këndoi i dyti pas përfaqësueses së Azerbajxhanit, duke dalë përpara vendit të planifikuar paraprakisht Islandës, ekipi i të cilës kishte mbetur i bllokuar në trafik.
Kjo ishte sidoqoftë një renditje e përkohshme dhe nuk prek radhën zyrtare. Provat e dyta mbyllen me skuadrën e vendit mikpritës, Portugalisë dhe “pesë të mëdhenjve”, siç i quan shtypi atje: Britania, Spanja, Gjermania, Italia dhe Franca.
Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.
Eleni, e cilësuar si një prej personazheve më të klikuara të momentit, pasi fshehu origjinën e saj prej frikës së diskriminimit, dhe vetëm tani vonë ka rrëfyer se quhej Entela Fureraj dhe kishte lindur në Fier.