Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:16 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë Erjon Vishkulli është 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së sotme në Tiranë, pasi dyshohet se u godit nga një plumb…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Investitorët e kriptomonedhave pritshmëri për rritje të madhe gjatë presidencës Trump

Investitorët e kriptomonedhave pritshmëri për rritje të madhe gjatë presidencës Trump

Kryesore
E premte, 29 Nëntor 2024 17:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Investitorët në kriptomonedha kanë shpresa të mëdha për presidencën e ardhshme të Donald Trump-it, i cili u paraqit gjatë fushatës elektorale si mbështetës i monedhave dixhitale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, njofton më gjerësisht për masat që mund të marrë administrata e ardhshme amerikane për ta forcuar këtë sektor të ri të tregut financiar.

Ndërsa bënte fushatën për president, Donald Trump-i e krahasoi komunitetin e Bitcoin-it me fuqinë e çelikut amerikan 100 vite më parë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 25 minutash
Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjellës dhe përplasje të dhunshme

Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjell...

Para 10 orësh
Policia e Shtetit: U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune…

Policia e Shtetit: U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dh...

Para 10 orësh

“Kjo është fryma që ndërtoi Amerikën dhe që do të na ndihmojë ta bëjmë Amerikën sërish madhështore”, tha zoti Trump.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai deklaroi se do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin e kriptomonedhave të planetit.

“Nëse kriptomonedhat do të përcaktojnë të ardhmen, atëherë dua që të përqëndrohen në Shtetet e Bashkuara”, tha zoti Trump.

Pas fitores së zotit Trump, vlera e monedhës Bitcoin arriti lartësi të reja. Investitorët tek monedhat dixhitale inkurajohen nga premtimet e zotit Trump për të lehtësuar mbikëqyrjen nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Këmbimit, ku analisti i tregut Garrick Hileman thotë se administrata e Presidentit Joe Biden përdori kontrolle më të forta për të mbajtur jashtë disa aktorë të këqij.

“Me siguri ka patur një efekt zmbrapsës për manipulatorët që duan të merren me kriptomonedhat. Pra, nëse tani prezantoni rregulla të lehtësuara, mund të shkaktohen më shumë mashtrime dhe krime, gjë që ka një efekt shumë negativ tek njerëzit që kërkojnë ta përvetësojnë këtë si një investim real”, thotë zoti Hileman.

Ekipi pro monedhave dixhitale i Presidentit të zgjedhur Trump po shqyrton gjithashtu ndryshime të tjera politikash për ta mbështetur këtë sektor, thotë analistja e tregut Susannah Streeter, nga firma “Hargreaves Lansdown”.

“Politikat që ata kanë paraqitur përfshijnë krijimin e një rezerve strategjike të Bitcoin-it dhe kriptomonedhave të tjera. Deri më tani pasuritë që u janë sekuestruar kriminelëve, janë shitur. Por ideja pas kësaj do të ishte që jo vetëm të mbaheshin këto pasuri, por edhe të shtohen në vitet e ardhshme”, thotë ajo.

Zonja Streeter thotë se përqasja e Presidentit të zgjedhur Trump duket më shumë në përputhje me interesat e kriptomonedhave për ta mbajtur këtë industri përgjithësisht të decentralizuar.

“Ekipi gjithashtu duket se nuk ka mbështetur sugjerimet për monedhën dixhitale të bankës qendrore, pra një dollar dixhital që në fakt mund të çojë në më shumë centralizim të monedhës, gjë që sigurisht nuk mbështetet nga sektori i kriptomonedhave”, thotë zonja Streeter.

Në këtë drejtim ka rol edhe Elon Musk-u. Kompania e tij e automjeteve elektrike Tesla zotëron një sasi të konsiderueshme të kriptomonedhës Bitcoin.

Zoti Musk iu bashkua fushatës zgjedhore të zotit Trump në muajin e fundit dhe pritet të drejtojë përpjekjet e qeverisë së ardhshme për të përmirësuar efikasitetin.

“Nuk kam qenë aktiv politikisht më parë. Jam tashmë politikisht aktiv, sepse mendoj se e ardhmja e Amerikës dhe e ardhmja e qytetërimit është në rrezik”, tha zoti Musk.

Eksperti Hileman thotë se zoti Musk do të jetë themelor për krijimin e entuziazmit për kriptomonedhat.

“Ai është një mbështetës i madh i monedhës Dogecoin, që përputhet me filozofinë e tij se rezultati më argëtues, është rezultati më i mundshëm”, thotë eksperti Hileman.

Monedhat dixhitale ende përballen me pengesa për t’u pranuar më gjerësisht. Të dhënat e Qendrës Kërkimore Pew muajin e kaluar treguan se gati dy të tretat e amerikanëve thonë se kanë pak, ose aspak besim se janë të besueshme dhe të sigurta mënyrat aktuale për të investuar, tregtuar, apo përdorur kriptomonedhat./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 20 minutash

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 25 minutash

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 11 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 10 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.