Shqiptarja ”thyen” rrjetin, e para për të fituar Eurovision-in (VIDEO)
Sonte në mbrëmje nis gjysmëfinalja e parë e Festivalit Europian të Këngës, (Eurovision Song Contest), që këtë vit vend mikpritës është Portugalia, dhe skena magjike është në Lisbonë.
Si asnjëherë, tre shqiptarë do të ngjitet në skenën e Eurovision-it. Eugent Bushpepa me këngën ”Mall” do të ngjitet në skenën e madhe me flamurin kuqezi, duke shpresuar të prekë finalen e madhe të shtunën, në 12 maj. Fatin do ta provojë Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.
Bushpepa dhe Foureira janë pjesë e kësaj gjysmëfinale, e cila sipas orës lokale nis në 21:00. ”Fuego” është zjarri i këngëtares me origjinë shqiptare, por që jeton në Greqi që prej moshës 7-vjeçare, e që në Eurosong përfaqësohet me flamurin e komb-ishullit të Qipros.
Pasi publiku u njoh me 43 këngët pjesëmarrëse të edicionit të 63-të të Eurosong-ut, përfaqësuesja e Izraelit, Netta me këngën ”Toy”, ka qenë në top listat për të fituar këtë edicion të Eurosong-un, por rezultatet kanë ndryshuar. Duket se zjarri i Elenit ka marrë në kohë rekord, pëlqimin e fancave të ”çmendur” të Eurovisionit, të cilët e kanë renditur 31-vjeçaren, në parën në sondazhet online. Në sondazhin e fundit të Wiwibloggs,(faqja më e madhe e fancave të Eurovisonit) Eleni kryeson, duke kthyer sytë e Europës dhe të Australisë nga këngëtarja me origjinë shqiptare.
Ky interesim ndaj Elenit, është shtuar që pas provës së parë gjenerale, dhe më tej me simbolin e shqiponjës mes saj dhe Eugentit, që ”tërboi” për disa ditë shtypin grek. Shqiptarët si asnjëherë më parë, sonte do të duartrokasin jo vetëm për përfaqësuesin e Shqipërisë, i cili këngon i treti, por edhe për Elenin e cila do të mbyll natën e parë, pasi këndon e 19-ta. Pas performancës së saj, do të hapet televotimi dhe më pas nga 19 këngë që janë në garë në këtë gjysmëfinale, vetëm 10 do të shkojnë në finalen e madhe.
Redjon Shtylla