Shkarkimi i Hajdarmataj, Paloka: Ja pse i duhej prokuroria Ramës

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të Besim Hajdarmataj, i cili njëkohësisht është edhe prokurori që heton Saimir Tahirin.

Vendimi duket se do të sjellë reagime të shumta politike.

Reagimi i Edi Palokes ne Facebook:

Çështja “u zgjidh”; prokurori i krimeve të rënda që gjashtë muaj më parë kërkoi arrestimin e Tahirit sot, sipas mediave, është shkarkuar .

Gjashtë muaj më parë u sulmuan e kërcënuan nga kazani dhe deputetet e Ramës. I sulmuan si “tropojanë” dhe i kërcënuan publikisht me vettingun. Sot ka ardhur akti i fundit.

Gjithçka e paralajmëruar nga PD po vërtetohet pikë për pikë. Rama kapi prokurorinë pikërisht për të shpëtuar Tahirin dhe kokën e tij.

Vettingu nuk po përdoret për të pastruar drejtësinë, por si mjet presioni ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ky është fundi…

Arta Marku shkarkon prokurorin e dosjes së Saimir Tahirit, Besim Hajdarmataj

SHKARKO APP