Në kafe me avokatin! Si e priti Tahiri vendimin e Gjykatës?
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mësohet se ka qenë në pritje të prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët do t’i komunikonin atij vendimin e dhënë nga Gjykata që e la atë në “arrest me burg”.
Sipas burimeve, Tahiri i ka pritur prokurorët në një kafene poshtë pallatit të tij, dhe pranë kishte avokatin mbrojtës, Maks Haxhia.
Pasi kanë mbërritur prokurorët e Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, Gent Osmani, Elisabeta Imeraj dhe Besim Hajdarmataj, Tahiri i është komunikuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai ka lënë ambientet e kafenesë dhe është ngjitur në banesë te “Kodra e Diellit” në kryeqytet.