22-vjeçari Asllani përsëri titullar me Interin

Inter do të përballet me Bolognan me 15 janar, në ndeshjen e Serie A. Trajneri Inzaghi po mendon që të aktivizojë sërish titullar Kristjan Asllanin. Duke parë që Calhanoglu nuk ia del dot për këtë sfidë, Inzaghi e shikon të arsyeshme të luajë përsëri me mesfushorin kuqezi. Ky takim do të jetë një shans tjetër për lojtarin shqiptar, për të treguar vlerat e tij. 22-vjeçari Asllani po luan sezonin e tij të 3-të në Milano, pasi u transferua në 2022-shin nga Empoli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?