Ministri Xhafaj, konferencë për mediat në orën 18:30

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të dalë sot në një konferencë për mediat. Zyra e Shtypit e Ministrisë së Brendshme njofton se ministri do të jetë para mediave në orën 18:30.

Pritet që ministri i Brendshëm të komentojë akuzat e Partisë Demokratike ndaj tij. PD ka sulmuar prej një jave ministrin për mbrojtje, sipas saj, të vëllait  të dënuar në Itali.

Sot vëllai i ministrit u vetëdorëzua te autoritet italiane për të vuajtur dënimin që ka marrë në vitin 2012 në Itali.

Ndërkohë që  mes akuzave të PD është dhe një audio-përgjim që pretendonte se vëllai i ministrit edhe vitet e fundit ka qenë pjesë e trafikut të drogës. Përgjimi i pretenduar nga PD, sipas kryeministri Edi Rama, është një manipulim i qëllimshëm.

SHKARKO APP