Protesta/Paloka: Rama mbrojti Xhafën si Tahirin, do pendohet
Ndonëse ishte planifikuar se tubimi i opozitës përballë Ministrisë së Brendshme nuk do të kishte fjalime nga politikanët, Edi Paloka doli nga skenari.
Fill pas fjalimit të kreut të qeverisë, Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS-së, se Fatmir Xhafaj nuk ka arsyje pse të mbajë përgjegjësi morale dhe ligjore për akuzat e PD-së, reagoi nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.
Në një deklaratë për mediat, Paloka tha se Rama mori në mbrojtje Xhafajn njësoj si Tahirin që sot është nën arrest. “Rama është koka i krimit të organizuar. Ai i diktoi Prokurorisë qëndrimin për audiopërgjimin”, tha Paloka.
Nënkryetari i PD theksoi se dorëzimi i Agron Xhafajt është domethënia më e qartë se kush na qeveris. Ai kërkoi edhe njëherë largimin e ministrit Xhafaj, ndërsa tha se Rama do të pendohet dhe se nuk ka parë gjë akoma.