Kryemadhi takon Hahn: Negociatat për shqiptarët, jo për politikën
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar me zëdhënësin për Europën në grupin parlamentar të CSU në Bundestagun gjerman, Florian Hahn. Negociatat jo për politikën, por për shqiptarët, shkruan në profilin e saj në Twitter, Kryemadhi.
Kujtojmë që Florian Hahn mbërriti të mërkurën në Tiranë. Ai është takuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, kryeministrin Edi Rama, ish-ministren Majlinda Bregu e zgjedhur në krye të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, si dhe me anëtarët e organeve të Vetting-ut.
Vizita e Florian Hahn në Tiranë ishte planifikuar në fillim të këtij muaji, pikërisht ditën kur Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit, por u bë e ditur se deputeti gjerman i shtyu takimet për shkak të anulimit të fluturimit.
