Kryemadhi lëshon thirrjen: Populli e di vetë të shtunën se çdo bëjë me qeverinë!
Monika Kryemadhi doli sot pas seancës parlamentare dhe foli për mediat. Ajo ishte radikale për të shtunën dhe lëshoi thirrjen për ta përmbysur kryeministrin Rama me popullin në rrugë.
Prononcimi për mediat për Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi pas përfundimit të seancës parlamentare.
Atëherë besoj se të gjithë e shikojmë se çdo ditë e më shumë nuk ka asnjë më lloj shprese për të pasur besimin se kjo mazhorancë e kapur mund të ndryshojë. Kjo mazhorancë ka frikë jo vetëm nga fjala e lirë, por kjo mazhorancë edhe nga çdo gjë të cilën e dëshirojnë jo vetëm deputetët e Kuvendit dhe të opozitës por edhe për çdo gjë që dëshirojmë qytetarët. Sot tregoi edhe njëherë që nuk ka më shpresë, nuk ka më asnjë të ardhme me këtë grup kriminal të cilët kanë rrëmbyer dhe uzurpuar institucionet e shtetit shqiptar, të cilët kanë uzurpuar Parlamentin Shqiptar. Nuk ka më absolutisht asnjë shpresë dhe të ardhme me këtë monstër të prodhuar nga bandat dhe krimi i organizuar nga trafiku i drogës të cilët jo vetëm kanë varfëruar shqiptarët më shumë por i kanë denigruar, i kanë depersonalizuar, i kanë masakruar jo vetëm ekonomikisht por tashmë dhe shpirtërisht. Sot ngjarja në Kuvend tregon që përfundimisht nuk ka më absolutisht asnjë zgjidhje por e vetmja zgjidhje është jo vetëm dalja në rrugë por përmbysja dhe lëvizja e çdo segmenti kriminal që ka uzurpuar institucionet tona dhe për të dalë dhe për ti thënë Edi Ramës që ti ke ngelur vetëm sepse në fakt vetëm është. Nuk ka ngelur gjë tjetër veçse një tellall i dalë boje i cili mundohet të ndryshojë fasadën e trupit të tij me ngjyra-ngjyra. Por për hir të së vërtetës është i vetëm, jo vetëm në kauzën e tij politike narkomane por është i vetëm edhe në përballjen e tij me drejtësinë të cilën do ta bëjnë shqiptarët sepse për atë drejtësi të vërtetë kanë aspiruar dhe për atë drejtësi të vërtetë të cilën edhe ne si opozitarë apo dhe si klasë politike e kemi votuar në 2016. Dua tu bëj të qartë edhe njëherë dhe duke ju falenderuar për të gjithë vëmendjen tuaj, që nëpërmjet jush duke kërkuar praninë tuaj, por edhe ju mos të ndaloni duke qenë ata që na jepni shpresë çdo ditë e më shumë, shpresën dhe mundësinë për të folur dhe për të komunikuar, që ta vazhdoni thirrjen për shqiptarët që në datë 26 maj të qenë në bulevardin dëshmorët e kombit. Për të qenë prezentë dhe për ti thënë Edi Ramës që shqiptarët janë kundër tij, janë kundër politikës së drogës, së krimit, janë kundër politikës së varfërisë që ka instaluar te shqiptarët.
Do qëndrojë protesta në shesh apo do shpërndaheni për tu rimbledhur sërish ditë tjetër?
Protesta është atje, ne udhëhiqemi nga qytetarët. Ne mund të jemi organizatorët, mund të jemi iniciatorët por ne tashmë jemi peng i qytetarëve dhe do të bëjmë atë çfarë qytetarët kërkojnë në protestë ditën e shtunë.
E pyetur me insistim nga mediat për ditën e shtunë ajo tha se protestën e bën populli i revoltuar dhe unë nuk ndahem nga populli. Populli e ka në dorë ditën e shtunë se çfarë do bëjë me qeverinë, ishte nënteksti i saj, duke lenë të kuptohet se nuk parashikohet se çfarë do të ndodhë ditën e shtunë nga protesta.
Ajo theksoi se “…ne tashmë jemi peng i qytetarëve dhe do të bëjmë atë çfarë qytetarët kërkojnë në protestë ditën e shtunë”.
Ndërkohë policia e shtetit do të mobilizojë 8600 forca policore për protestën. Sipas PD dhe LSI parashikojnë se do jenë mbi 200 mijë demonstrues.
Burime të rezervuara nga opozita tregojnë se një skenar po diskutohet për të shtunën; rrethimi ditë-natë i krejt ndertesës së kryeministrisë deri në dorëheqjen e Edi Rama nga kryeministër.