Rrëzohet kërkesa e LSI-së, Basha: Qeveria e zhytur në krim
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi heqjen nga rendi i ditës së ligjit për ”Lirimin e frekuencave të dixhital dividentit”.
Sipas deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj, projektligji ka kaluar në komisionet e Kuvendit pa u konsultuar dhe pa u debatuar sipas rregullave parlamentare.
Gjatë kohës që është prezantuar nga mazhoranca ndryshimi i ligjit, LSI ka kërkuar që miratimi i ndryshimeve të bëhej duke ju referuar praktikave ndërkombëtare në raste të ngjashme dhe se medieve private nuk mund t’u jepeshin para pa kontroll nga buxheti i shtetit.
Kryetari i seancës, Gramoz Ruçi e hodhi në votim dhe propozimi nuk u pranua nga mazhoranca, dhe projektligji nuk u hoq nga rendi i ditës.
Menjëherë fjalën e mori kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se kjo është një përpjekje e dëshpëruar, duke thënë se kemi një fasadë parlamentare. ”E vërteta është se Kushtetuta ka rënë, se Kodi i procedurës Penale ka rënë dhe në ato të lëna bosh për faqe të zezë, është ulur Fatmir Xhafaj”,-tha Basha.