“Shqipëria si gjithë Europa, jo e krimit”, Basha: Kushtetuta ka rënë
Siç u priste, seanca e kësaj të enjte nisi me tension. Pas rrëzimit të kërkesës së LSI-së për të hequr nga rendi i ditës një projektligj, që u rrëzua nga maxhoranca, opozita rrethoi foltoren. Kryetari i seancës, Gramoz Ruçi e hodhi në votim dhe propozimi nuk u pranua nga mazhoranca, dhe projektligji nuk u hoq nga rendi i ditës.
Si dhe në seancat e tjera, kryetari i Kuvendit sapo ka mbaruar koha i ka fikur mikrofonin kreut të opozitës, i cili vijoi live në profilin e tij në facebook.
Deputetët e PD-së hapën pas krahëve të bashës një baner ku shkruhej:”Shqipëria si gjithë Europa. Jo qeverisë së krimit dhe drogës”. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se Kushtetuta ka rënë dhe se nga salla e Kuvendit po imponohet një teatër kukullash.
Kryetari Gramoz Ruçi kërkoi lirimin e foltores, duke thënë se: “Fatkeqësia e këtij vendi është se opozita nuk është në gjëndje të bëjë opozitarizmin e saj për këtë raport” .
Fjala e Lulzim Bashës
Më lejoni ta nis me një këshillë për zotin Vasilin dhe deputetët e LSI të cilët këmbëngulin me herorizëm për zbatimin e regullores në një parlament që ka shkelur ligjet, që ka bërë akte antikushtetutese, ti kërkosh këtij parlamenti të respektojë rregulloren, ti kërkosh kësaj pseudomazhorancë të respektojë rregulloren është njësoj si ti kërkosh krimit të organizuar të marrë përsipër rendin dhe sigurinë.
E gjithë kjo që keni parë në këto minuta është përpjekja e dëshpëruar e kësaj mazhorance të kapur në krim e të zhytur në krim për të dhënë përshtypjen e një fasade parlamentaro-demokratike.
E vërteta nuk është kjo. Nuk është ky skenar i turpëshëm, e vërteta është se kushtetuta ka rënë, se kodi penal ka rënë, se ligji antimafia ka rënë, se ligji për vettingun e policisë ka rënë për aq kohë sa në atë koarrige janë ulur Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama, të cilët janë zbuluar para mbarë botës si hartuesit dhe zbatuesit e një skenari kriminal për të mbulojë veprimtarinë kriminale të Fatmir Xhafajt në ndihmë të vëllait të tij, Agron Xhafajt një nga bosët e drogës në Shqipëri dhe koka e drogës në Vlorë.
Ka për qëllim të mbulojë komplotin anti ligjor, të ndërmarrë në bashkëpunim nga strukturat mafioze për të shkatërruar provat, për të intimiduar, blerë denoncuesit e krimit që shqiptarët e kanë parë me zë dhe figurë.