Vasili: Rilindja asgjësoi Këshillin Kombëtar të Integrimit, fajtore heshtja e BE-së

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili përmes një reagimi në facebook, shkruan se projektrezoluta e Rilindjes asgjësoi Këshillin Kombëtar të Integrimit, dhe se heshtja e BE-së në Tiranë, e bën atë fajtore. Fjala është për një projektrezolutë e qeverisë, pas vendimit të KE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

”Kryeministri, armik i integrimit, futi hajdutshe një projektrezolutë për integrimin europian. Ky i paturp, me gjithë të paturpët që e rrethojnë, nuk ia paraqiti fare Këshillit Kombëtar të Integrimit, nuk ia paraqiti as komisionit parlamentar të Integrimit”,-shkruan Vasili.

Më tej Vasili shton se BE-ja flet edhe për gjëra që nuk i takon, ndërsa sot hesht dhe bëhet bashkëfajtore.

”Kjo është një heshtje fajtore, pasi BE në Tiranë, më shumë dhe më mirë se kushdo tjetër e di mirë ç’do të thotë të rrënosh dialogun politik. Rezoluta e njëanshme e tij, e futur hajdutshe sot, është një atentat i hapur ndaj hapjes së negociatave dhe integrimit europian. BE nëse nuk flet sot, thjesht bëhet bashkefajtore në këtë çështje sepse, e perseris: Kur nuk u begenis as Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, ku BE në Tirane ka qenë pjesa me rëndësishme, promovuese, nxitëse dhe imponuese e saj, do të thotë se e legjitimon rrënimin e thelbit të procesit të integrimit dhe të së ardhmes së shqiptarëve”.

SHKARKO APP