Protesta e opozitës, ministri Xhafaj shkon në zyrë: Qetësi (FOTO)

Opozita do të organizojë sot në orën 11:00, një protestë marshim që nis nga ministria e Brendshme dhe përfundon tek Kryeministria.

Paçka se PD-ja kërkon dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndodhet në zyrë, pasi për të kjo e shtunë është një ditë normale pune. Rreth orës 09:30, ministri Xhafaj është parë të hyjë në ambientet e institucionit. I pyetur nga gazetarët nëse kishte ndonjë mesazh për qytetarët, ai tha vetëm: ”Qetësi”!

Protesta e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të monitorohet edhe nga ekspertë të huaj, ndërkohë që në terren janë angazhuar rreth 1500 forca policie në gatishmëri. Forcat Speciale dhe RENEA qëndrojnë pas Kryeministrisë.

SHKARKO APP