Vasili: Maskarenjtë e qeverisë gjakosën gazetarin Bledi Kasmi
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili në një status në Facebook e ka dënuar me rreptësi goditjen nga Policia, të kryeredaktorit të RD-ë, Blendi Kasmi i cili i përgjakur u dërgua për kurim në Spitalin e Traumës.
Sipas Vasilit ishin “maskarenjtë e qeverisë”, që gjakosën gazetarin Bledi Kasmi.
“Gjakun nuk do shpëlajë dot nga duart kurrë”, thotë më tej ai.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Kryeministri peng pa shërim i frikës së tij, sot pa fundin e tij.
Maskarenjtë e qeverisë gjakosën gazetarin Bledi Kasmi.
Ky është kryeministri i mbaruar dhe frikacak, që godet nga pas krahëve.
Ky është kryetari i maxhorancës së frikacakëve, që i merret fryma nga frikërat e natës dhe gjumit të prishur nga hesapet e hapura të droges dhe haracet e papaguara kriminelëve.
Gjakun nuk do shplaje dot nga duart kurre.