E sigurtë: Po sollën kampe refugjatësh në Shqipëri, plas revolta popullore!
-Deputeti i Bundestagut gjerman nxjerr bllof qëndrimet e Kryeministrit Rama dhe konfirmon se oferta për ngritjen e kampeve të refugjatëve u bë nga qeveria shqiptare: “Është një propozim që më ka habitur”. Antonio Tajani, Presidenti i Parlamentit Europian, duke folur për mediat gjermane, tha dje se e shihte “Shqipërinë si vendin ku mund të grumbulloheshin emigrantët”.
-Një gjë dihet e sigurtë: Nese vendoset nga BE në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që të kthehet Shqipëria në vend për qindra mijë refugjatë, atëhere nuk do të jetë gjë revolta e qytetarëve për armët kimike ne raport me përplasjen masive popullore qe do plasi ne kete rast. Shoqeria civile gati per revolte popullore ndaj nje akti te tille shkaterrues per shqiptaret.
Projekti për ngritjen e kampeve të refugjatëve mund të jetë mashtrimi më i madh që një qeveri ka bërë ndaj qytetarëve të saj. Prej gati një jave, Edi Rama dhe ministra të kabinetit qeveritar bëjnë për budalla këdo që flet per kampe që do të ngrihen në Shqipëri. “Nuk ka asnjë projekt, as ne negociata nuk eshte kërkuar nga BE pritja e refugjatëve”,- ka deklaruar më shumë se një herë Edi Rama duke sharë mediat dhe opozitën që po sajon lajme të rreme me fantazma emigrantësh. Nisur nga shqetsimi se diçka po sajohet e luhet skutave të errëta të Brukselit në koordinim me qeverinë shqiptare edhe ministri për Diasporën Pandeli Majko bëri një deklaratë të fortë atdhetare kur tha se nëse është kusht nga BE që të na sjellin refugjatët në Shqipëri, atëhere më mirë nuk i duam ato negociata. Por kushdo pyet se pse atehere ministri Majko foli per nje skenar te tille? Pra ka informacion ministri.
Në mënyrën me absurde të mundshme, po dalin fakte se ngritjen e kampeve për refugjatët në Shqipëri nuk e ka kërkuar Bashkimi Europian, por qeveria shqiptare. Më saktë, është qeveria jonë që është vetofruar të bëhet pjesë e një projekti që asnjë vend i BE nuk e ka marrë përsipër. Propozimi i qeverisë shqiptare, për tu bërë pika e grumbullimit të qindramijëra sirianëve dhe afrikanëve (mes të cilëve dhe të dyshuar si terroristë të ISIS) duket se ka befasuar dhe vetë vendet e BE. Konfirmimi për këtë skenar, jashtë çdo logjike, është bërë dje nga një deputet i rëndësishëm i Bundestagut (Parlamentit) gjerman. Në një intervistë për radion shtetërore gjermane, “Deutsche Welle”, Johann Ëadephul. “Unë e shoh si një propozim interesant që më ka habitur, por mendoj se është një propozim i mirë, që duhet parë, kjo është një ofertë që mundësisht duhet edhe të realizohet. Ne e dimë se Shqipëria është treguar mjaft mikpritëse edhe në krizën e atëhershme në Kosovë, atëherë ishte një situatë tjetër, se bëhej fjalë për vëllezër e motra nga Kosova që flasin të njëjtën gjuhë e kanë të njëjtën kulturë. Në këtë rast do të ishte ndryshe, por si e thashë ky është një sinjal i mirë që duhet ndjekur”,- tha deputeti gjerman Johann Ëadephul. Sikur të mos mjaftonte ky konfirmim i planit të Edi Ramës për refugjatët, dje ka ardhur dhe sinjali i parë se projekti i kampeve me emigrantë po diskutohet në mënyrë zyrtare në institucionet e BE. Antonio Tajani, Presidenti i Parlamentit Europian, duke folur për mediat gjermane, tha dje se e shihte “Shqipërinë si vendin ku mund të grumbulloheshin emigrantët”. Deklarata e Presidentit të PE është një tjetër konfirmim se ardhja e refugjatëve në Shqipëri është tashmë në tryezën e bisedimeve të institucioneve më të larta të Bashkimit Europian.
Dhe kjo pas asnje informim te popullit shqiptar.
Në linjën e këtyre deklaratave, që nxjerrin zbuluar mashtrimin e qeverisë shqiptare, duket se janë dhe vizitat e fundit të ministrave të kabinetit “Rama” në Austri dhe në Gjermani, ku është diskutuar për emigrantët. Drejtues të lartë të shërbimeve të sigurisë dhe ekspertë të emergjencave kanë javë që po diskutojnë me homologët e tyre për mënyrën sesi do të zhvillohet operacioni që do të sjellë refugjatët në Shqipërinë. Në këtë seri përpjekjesh dhe përgatitjesh është bërë dhe deklarata e zëvendësministrit të Brendshëm shqiptar ne median gjermane, ku tha se “Shqipëria mund të presë 600 mijë refugjatë”. Po ashtu dhe shkrimet në median serioze ndërkombëtare që vlerësojnë Shqipërinë, si një vend i sigurt dhe ku respektohen të drejtat e emigrantëve janë pjesë e kësaj strategjie, për të përgatitur opinionin për atë që do të ndodh këtu në vijim. Deklarata e deputetit gjerman dje fakton se është folur për qindramijëra refugjatët që do vijnë në Shqipëri, pra nuk ka qene e gënjeshtërt. Gënjeshtra dhe mashtrime po del se janë vetëm qëndrimet e qeverisë shqiptare, që thotë se “nuk do marrim emigrantë”, ndërkohë i ka kërkuar vet që të vijnë.
Veç mohimit të negociatave, zyrtarë të qeverisë kanë nisur dhe një fushatë “të butë” ku kushdo që është kundër refugjatëve cilësohet si racist. Është një akuzë diabolike dhe fyese ndaj një kombi që shumicën e popullit të tij sot e emigrantë nëpër botë. Shqiptarët nuk janë kundër emigrantëve. Por është ndryshe të pranosh disa emigrantë në hall nga lufta dhe ndryshe të të sjellin në Shqipëri 600 mijë emigrantë, që janë më shumë se çereku i popullsisë që sot jeton në territorin e vendit. Kjo nuk ka të bëjmë më me humanizmin, por me shmangien e kaosit social dhe 600 mijë problemeve që vijnë bashkë me 600 mijë refugjatë.
Nëse i sjellin atëhere pas tre vitëve duhet të pyesësh 3 sirianë apo irakenë për të gjetur një shqiptarë!
Një gjë dihet, po u vendos nga BE në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që të kthehet vendi ynë në vend për qindra mijë refugjatë se nuk do të jetë gjë revolta e qytetarëve për armët kimike para përplasjes masive popullore kundër një akti të tillë antikombëtar dhe shkaterrues per genin shqiptar. Po u pranuan, nga pak e nder muaj, ato do shkrihen ketu dhe do ndryshojne edhe numrin e minoriteteve, duke ndryshuar strukturen sociale dhe te kombesive ne Shqiperi. Edhe ne Itali, Gjermani, France kane shkuar, plot prej tyre, por atje jane absorbuar nga dhjetra milione nenshtetas vendali, pasi jane ne perqindje te vogel ne raport me numrin e italianeve, francezve apo gjermaneve. Shto ketu se atje ka shtet, ka ekonomi, ka pune dhe rend publik.
Ne Shqiperi duhen shume vite per nje shtet ligjor te thelbit europian. Ndaj mos na i sillni qe te mos shkaterrohet edhe kjo pak shoqeri shqiptare e cila po lufton per emancipim dhe zhvillim te sforcuar.
Europa ka hallin e saj qe ti heq qafe nga vetja dhe kerkon te na i rras neve, shqiptareve.
Me mire pa negociata se sa me kushte te tilla!
Artan Milo