Skandali/PD akuzon komisionerët e Vetting-ut si mashtrues me dokumenta

Akuza të rënda ka lëshuar sot Partia Demokratike mbi Komisionerët e Vettingut. Në një konferencë për shtyp, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi thanë se “një nga 12 komisonerët e Vetting-ut, jo vetëm nuk përmbush kriteret ligjore për ushtrimin e detyrës, por rezulton të jetë përfshirë në veprime të ulëta, siç është falsifikimi i dokumenteve që ka depozituar gjatë aplikimit”.

Sipas Partisë Demokratike, organet e Vetting-ut po aplikojnë standarde të dyfishta në procesin e rivlerësimit dhe po konfirmojnë në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, sipas porosisë politike të Edi Ramës.

Akuzat e PD-së, nëse rezultojnë të verteta nga Prokuroria, atëhere vendoset një minus i madh mbi Vettingun, pasi ata që po skanojnë gjyqtarë e prokurorë, kurse janë vetë për Vetting e ndjekje penale. Natyrisht jo të gjithë, porse një rast i bërë publik me fakte e dokumenta e rrëzon besueshmërinë e tyre përballë publikut shqiptar dhe atij ndërkombëtar. Dyshimet, opozita, i ka patur edhe më përpara për seleksionimin e emrave të Komisionerëve të Vettingut në zyrat e kryeministrit Rama dhe të PS-së, por që të arrihej sa të dalin, komisionerët, edhe fallsifikatorë e mashtrues, kjo nuk mund të imagjinohej.

Pyetjet e PD për Komisionerin Lulzim Hamitaj:

• A është Çertifikata e gjuhës angleze e depozituar pranë organeve shtetërore, një dokument i falsifikuar?
• A është siguruar kjo çertifikatë në vitin 2017, dhe jo në vitin 2015 siç shënohet në të, për efekt mashtrimi të organeve shtetërore përgjegjëse?
• A ka kontaktuar Lulzim Hamitaj me shtetasin me inicialet B.Ç për të siguruar këtë dokument të falsifikuar?
• A ka frekuentuar ai ndonjëherë Qendrën që e ka pajisur me çertifikatë dhe a ka bërë ai ndonjëherë testin e gjuhës angleze në këtë Qendër?
• A korrespondon numri i referencës sw certifikatws sw gjuhws angleze, 4571, në regjistrin e Qendrës me emrin e Komisionerit të vettingut Lulzim Hamitaj?
• Pse çertifikata e depozituar prej tij nuk e ka vulën e Universitetit Politeknik të Tiranës?

Pjesë nga deklarata e PD:

Këto fakte krijojnë bindjen e arsyeshme se Lulzim Hamitaj, Komisioner pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ka mashtruar organet shtetërore dhe ka përdorur një dokument të falsifikuar, me qëllim që të siguronte kualifikimin në konkurim.

Ky fakt i rëndë tregon se ai nuk gëzon integritetin e duhur moral për të ushtruar detyrën e rëndësishme në organet e vettingut. Falsifikimi dhe përdorimi i dokumenteve të falsifikuara është vepër penale dhe në këtë rast është kryer me dijeni të plotë për qëllime të mashtrimit të organeve shtetërore.

Partia Demokratike i kërkon publikisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të fillojnë procedurat disiplinore për shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra për:

A. Mosplotësimin prej tij te kushteve dhe kërkesave Kushtetuese dhe Ligjore per te qene Gjyqtar/Komisioner ne organit kushtetues te Vettingut KPK

B. Përdorimin prej tij te Çertifikatës se falsifikuar përsa i përket mbrojtjes se gjuhës se huaj

C. Falsifikimin prej tij te CV, Formularëve dhe te akteve, ne lidhje me kualifikimin, te dorëzuara pranë organeve shtetërore dhe qw jane marrë ne konsideratë dhe kanë shërbyer pwr zgjedhjen e tij si Gjyqtar/Komisioner nw Komisionin e Pavarur tw Kualifikimit.

“Sipas nenit 6 të ligjit për vetting-un, kandidati për komisioner duhet të përmbushë edhe kriterin e zotërimit shumë mirë të gjuhës angleze. Ky është një kriter ligjor, pa të cilin një person nuk mund të zgjidhet në pozicionin e komisionerit të vetting-ut. Anëtari i vetting-ut, Lulzim Hamitaj rezulton që në vitin 2016 ka aplikuar për pedagog pranë Univeristetit Europian të Tiranës, ku ka deklaruar se zotëron nivelin fillestar B1 të gjuhës angleze. Ndërkohë, një vit më vonë, në vitin 2017, kur aplikon për pozicionin e komisionerit të vetting-ut, Lulzim Hamitaj depoziton një çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze në nivelin më të përparuar, C1, të lëshuar në vitin 2015 nga Qendra e Gjuhëve të Huaja Tiranë. Kjo provohet nga dokumentat e dosjes së tij, e marrë prej nesh në rrugë zyrtare nga Kuvendi. Partia Demokratike pyet sot, atë që do të pyeste çdo shqiptar: Nëse në vitin 2015 Lulzim Hamitaj do të ishte i pajisur me çertifikatë që provon se zotëron nivelin e përparuar C1, atëherë pse në aplikimin e vitit 2016, deklaron se zotëron anglishten në nivelin fillestar B1? Qytetarët kanë të drejtë të mësojnë përgjigjen e kësaj pyetje”, u shpreh Alibeaj.

Gjithashtu, sipas PD-së, certifikata e dorëzuar gjatë aplikimit për në organet e vetting-ut, mban datën 6 Prill 2015, por, nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se shtetasi Lulzim Hamitaj në këtë datë, kur pretendon se ka dhënë provimin dhe është pajisur me çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze, nuk ka qenë fare në Shqipëri.

Alibeaj theksoi se “pajisja e individëve me certifikata të falsifikuara ka qenë pjesë e një investigimi të realizuar nga emisioni Fiks Fare, në datë 29 Shtator 2015, pas të cilit organi i prokurorisë nisi hetimet dhe qendra, ku anëtari i vetting-ut Lulzim Hamitaj ka marrë ceritifikatën e gjuhës angleze, u mbyll”.

PD kërkon sot nisjen urgjente të hetimit nga Prokuroria për rastin në fjalë.

SHKARKO APP