FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryebashkiaku i Shkodrës tregon vendosmëri në heqjen me forcë të kabllove elektrike dhe internetit nëpër muret e pallatave

Fatkeqsisht edhe në Tiranë ka zona me kabllo si merimangat nëpër rrugë dhe në muret e pallateve, aqsa me zor hyhet në shtëpi prej makuterisë së OSHEE dhe firmave private, të cilat turren të mbarojnë punë për vete, por prishin pamjet e lagjeve nëpër kryeqytet. Por jo vetëm Tirana, kudo nëpër Shqipëri, është kjo situatë. Ndërkohë vetëm në Shkodër kryebashkiaku i ri Benet Beci ka vendosur radikalizëm ndaj firmave private dhe OSHEE, dhe po i heq përditë nëpër lagje.

“Investimi për tranformimin e Zdrales parashikon edhe heqjen e kabllove në këtë zonë. Zona do të ketë një sistem nëntokësor për vendosjen e kabllove të energjisë elektrike dhe linjave të internetit, duke sjellë një model të ri të investimeve publike në qytet.”- shkruan Beci.

Në Shkodër tani po ndryshohet krejt pamja e brendshme dhe hyrjet e shtëpive, sepse dikur duhej të kalohej nëpërmjet kabllove me korent dhe internet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo tregon vendosmeri e vizion nga Benet Beci.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?