Basha: Ditë zie dhe reflektim për pasigurinë
Për masakrën në Resulaj të Selenicës, aty ku 24-vjeçari Ridvan Zykaj vrau barbarisht 8 persona të fisit të tij, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Duke shprehur ngushëllimet për këtë tragjedi dhe këtë të shtunë e quan ditë zie kombëtare, Basha thekson në një postim në Twitter, se e sotmja është ditë reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo ditë.
”Vrasja mizore e 8 familjarëve në Resulaj, përfshirë 2 fëmijë, ka tronditur të madh e të vogël. Mendimet dhe lutjet e mija janë për shpirtrat e të ndjerëve dhe dhimbjen e të afërmve. Sot është dite zie për Vlorën dhe vendin por dhe reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo ditë”,shkruan Basha në Twitter.
Vrasja mizore e 8 familjareve ne Resulaj, perfshire 2 femije, ka tronditur te madh e te vogel. Mendimet dhe lutjet e mija jane per shpirtrat e te ndjereve dhe dhimbjen e te afermve. Sot eshte dite zie per Vloren dhe vendin por dhe reflektimi per pasigurine qe shtohet cdo dite.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) August 11, 2018