Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agron Shehaj i bëri thirrje për bashkim, ish-ministri Arben Malaj: 8 arsyet pse refuzova

Politikë E mërkurë, 25 Dhjetor 2024 18:50
Agron Shehaj i bëri thirrje për bashkim, ish-ministri Arben Malaj: 8 arsyet pse refuzova
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka ndarë me ndjekësit një ftesë që ka marrë për të qenë në partinë e deputetit Agron Shehaj, por e ka refuzuar. Malaj tregon arsyet që e çuan në refuzimin e kësaj ftese, mes të cilave thekson se u ka kujtuar se ka qenë prej vitesh deputet i PS. ”Ndoshta disa prej tyre shpresojnë që unë të jem i pakënaqur me PS-në dhe të hidhem nga njëra parti në tjetrën për ndonjë post deputeti apo ministror. E kanë shumë gabim, sepse për socialistët e thjeshtë dhe të pakorruptuar, që nuk kanë përfituar asgjë personalisht gjatë mandateve të qeverisë së PS-së kam një mirënjohje të pakushtëzuar dhe të përhershme”, shprehet ai mes të tjerash. Për Malajn janë 8 arsye kryesore që e kanë bërë të refuzojë të cilat io ka renditur dhe sqaruar me detaje.

Reagimi i plotë i Arben Malajt:

Fillimisht dua të sqaroj se pluralizmin e shëndetshëm e konsideroj si një nga parakushtet thelbësore për zhvillimet dhe standardet demokratike. Në këtë drejtim, vlerësoj angazhimin e zotit Shehaj për ristrukturimin e së djathtës shqiptare, e cila ndodhet në krizën e identitetit dhe përfaqësimin më të dobët politik që nga viti 1991. Para disa ditësh më ra telefoni, ishte një numër i panjohur. Vazhdoj të ndiej një detyrim mirënjohës ndaj njerëzve dhe iu përgjigja pa vonesë. Zonja në anën tjetër pyeti nëse po fliste me mua.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Iu identifikova menjëherë. Zonja po telefononte nga partia e zotit Shehaj dhe më kërkoi që në riorganizonim e njësisë nr. 5 në Tiranë të isha nënkryetar. Më duhet ta sqaroj zonjën se kisha shërbyer për 16 vjet si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës në vitet 1997-2013 dhe se në vitet 1997-2005 kisha shërbyer si ministër Finance dhe ministër ekonomie. Gjatë këtyre viteve pata mundësinë që me integritet të thellë, me dashuri të madhe dhe me profesionalizëm të spikatur, të arrij ta nxjerr vendin nga kurthi i firmave piramidale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shpesh, pas vitit 2013 kur nuk jam më aktiv në PS dhe politikë janë disa parti të spektrit të majtë apo edhe të djathtë me ftojnë t’u bashkohem atyre. Ndoshta disa prej tyre shpresojnë që unë të jem i pakënaqur me PS-në dhe të hidhem nga njëra parti në tjetrën për ndonjë post deputeti apo ministror. E kanë shumë gabim, sepse për socialistët e thjeshtë dhe të pakorruptuar, që nuk kanë përfituar asgjë personalisht gjatë mandateve të qeverisë së PS-së kam një mirënjohje të pakushtëzuar dhe të përhershme. Cilat janë tetë arsyet kryesore përse nuk e pranova ftesën e partisë së zotit Shehaj:

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

1. Integriteti është gur themeli i besimit. Pa të, çdo ndërtesë politike është e destinuar të shembet. Asnjëherë për asnjë karrige nuk do t’i zhgënjej të gjithë ata që më kanë besuar, më kanë mbështetur dhe kanë sakrifikuar për PS-në.

2. Nuk i preferoj kërcimet nga njëra parti në tjetrën për poste deputetësh apo ministrore. Churchill deklaronte se: “për parime unë ndërroj parti, për parti nuk ndryshoj parime”. Janë të pakta rastësi ky i Churchill-it kur kalimi nga një parti në tjetrin bëhet për të krijuar mazhoranca të reja parlamentare. Politikani që bën këtë kalim “ylberi”, e bën, sepse me këtë kapërcim, ai bëhet lider i partisë së tij dhe vendit të tij.

3. Respekt për veten. Eleanor Roosevelt, një ikonë e politikës amerikane, këshillon se: “Askush nuk mund të ndihet i pandershëm pa pëlqimin e tij”. Ndaj e pata të vështirë të pranoja mosrespektimin dhe të pranoja një ftesë spontane, e cila as nuk njihte dhe për rrjedhojë nuk i respektonte kontributet e mia në jetën publike, shkencore dhe politike të vendit tim nga viti 1991 e deri më sot.

4. Angazhimi im që nga fillimi i pluralizmit në të majtën progresive në vitin 1991 nuk ishte një vendimmarrje spontane dhe aq më pak karrieriste. Kur hyra në Partinë Socialiste në vitin 1991, ambienti politik ishte shumë i tensionuar. Pata fatin që pata mundësinë të kontribuoja në uljen e tensioneve politike dhe një përfaqësim dinjitoz të socialistëve në Vlorë, në atë periudhë shumë të tensionuar deri armiqësore midis shqiptareve. Në atë periudhë të vështirë, kryetar i PS-së në Vlorë ishte Gëzim Tushe, një personalitet dhe intelektual me vizion të qartë për përgjegjësitë e PPSH dhe për sfidat e vështira të Partisë Socialiste. Gëzimi ishte/është një personalitet që gëzonte respekt nga i gjithë spektri politik në Vlorë.

Unë u bashkova me të majtë, sepse edhe sot besoj se nuk mund të zgjidhen probleme të vështira si thellimi i varfërisë dhe pabarazisë në nivele ekstreme deri në atë pikë sa 8 miliarderët më të mëdhenj kanë pasuri sa 3.5 miliardë banorë, ose gjysma e popullsisë së botës, nga duart e padukshme/të fshehura të Smithit. Përballë ekonomisë së tregut që absolutizon efektet e duarve të padukshme, preferoj dhe mbështes modelin e ekonomisë sociale të tregut, ku kohezioni social dhe solidariteti qetësojnë plagët sociale të dështimeve të tregut të lirë.

5. Z. Shehaj së fundmi ka nisur një fushatë si gjithë të tjerat me agresivitet në rritje dhe jo me një platformë qeverisëse bindëse për reformat në politikë dhe ekonomi. Ai duhet të bëjë një ndryshim thelbësor, duke konkurruar me program alternativ bindës dhe me një gjuhë të moderuar të komunikimit publik.

6. Z. Shehaj mund të përfitojë nga konkurrenca e platformave, nga demokracia brenda partisë së tij. Vrasja e demokracisë së brendshme të partive në Shqipëri ndodhi pas ndryshimeve kushtetuese 2008. Sot partitë politike në vendin tonë janë shoqëri me përgjegjësi të përbashkët (SHPK) me një pronar/aksioner të vetëm, që është kryetari i partisë.

7. Jo më pak e rëndësishme është deformimi i profilit publik të z. Shehaj, i cili në vend të bëjë dallimin pozitiv në politikën shqiptare, ai po përplaset në podiumin e Kuvendit të Shqipërisë dhe emisionet në mediat vizive me një agresivitet shqetësues.

8. Si ekonomist, e vlerësoj të shëndetshme për demokracinë rritjen e platformave konkurruese. Sidomos në ambientin tonë politik të monopolizuar dhe të korruptuar.

Etiketat e lidhura

agron malaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 8 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 8 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 24 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 32 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.