Masakra e Selenicës/ Paloka: Të çmendurin e kemi në krye të qeverisë

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas masakrës së ndodhur dje në Selenicë ku u vranë nga një 24-vjeçar 8 persona.

Ai thotë se ngjarja ka tronditur çdo shqiptar por i vetmi që jeton në botë tjetër është kryeministri Edi Rama, duke kujtuar përshëndetjen e tij të mëngjesit.

Paloka e quan cinik Ramën, e nuk i kursen krahasimet ofenduese në drejtim të tij.
“Tragjedia e Vlorës me të drejtë ka tronditur çdo shqiptar; dy familje që u shuan me gra e fëmijë bashkë.
I vetmi që vazhdon të jetojë në botë tjetër është kryeministri i vendit. Pikërisht në këto momente dhe pikërisht nga Vlora, Rama shkruan në fb: “ju uroj një fundjavë të qetë”…
Është cinizmi ekstrem i një kryeministri që nuk ja ndjen hiç për askënd apo është fakti që shumë qytetarë shkruajnë në komentet e tyre lidhur me autorin e krimit: ‘Ne të çmendurin e kemi në krye të qeverisë, çfarë presim nga ata që ky i lë rrugëve’”, shkruan Paloka.

SHKARKO APP