Vasili: Qeveria tentoi të blejë Strasburgun. Të arrestohen zyrtarët

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka kërkuar reagimin e institucioneve pas publikimit të një përgjimi, ku anëtarë të qeverisë kanë kërkuar favore nga gjyqtari shqiptar në Gjykatën e Strazburgut, Ledio Bianku.

Duke e cilësuar si një skandal këtë ngjarje, Vasili shprehet se prokuroria duhet të prangosë autorët.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Qeveria e drogës tentoi të blejë Strasburgun, Prokuroria të prangosë shkaktarët.

Një audiopërgjim shumë shumë i rëndë nxjerr sheshit se si batakçinjtë e qeverisë tentuan të blejnë edhe Gjykatën e të Drejtave te Njeriut ne Strasburg, me qëllimin për të bllokuar fitimin e të drejtës nga ana e qytetarëve.

Këta të pacipë, me në krye të pacipin, flasin e flasin për gjoja drejtësinë e re. Pra drejtësia e re me gjithë reformën në drejtësi për batakçinjtë e qeverisë është blerja e drejtësisë dhe vendosja e drejtësisë së horrave.

Qeveria e drogës dhe e drejtësisë se horrave tentoi të blejë Strasburgun për të grabitur qytetarët shqiptarë.

Kjo është vepra penale më e rendë që mund të ketë konsumuar ndonjë qeveri, ndonjëherë. Prokuroria shqiptare jo vetëm duhet të fillojë hetimin e gjerë dhe të nxjerre në shesh këtë aferë të ndyrë me përmasa gjigante, por ky duhet të kthehet në procesin e shekullit për dënimin shembullor të hajduterisë shtetërore të kthyer në institucion.

Asgjë nuk mund të falet në këtë poshtërsi shtetërore. As prokuroria nuk do të falet, nëqoftëse do të tentoje t’u shmanget përgjegjësive apo dhe të shmangë nga përgjegjësia qeverinë përpara kësaj afere gjigante në dëm të popullit shqiptar.

Sot është dita ku asgjë mund të falet më kurrë…

SHKARKO APP