Sulmi ndaj gazetares, OSBE: Dhuna, shenjë negative për lirinë e shoqërisë
Banesa e babait të gazetarës Klodiana Lala, u sulmua me armë gjatë orëve të para të mëngjesit. Për këtë ngjarje të rëndë, reagon edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), përkatësisht me prezencën e saj në vendin. Në një mesazh në Twitter, thuhet se dhuna kundër gazetarëve është shenjë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë. Nga ana tjetër, OSBE, i bën thirrje autoriteteve që të vënë përpara ligjit personat përgjegjës.
Postimi i OSBE-së
Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares #KlodianaLala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. #Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë.
We strongly condemn today’s attack against journalist #KlodianaLala, and urge the authorities to bring those responsible to justice. Truly free #media play an essential role in democracy, and violence against journalists is a very negative sign about the health&freedom of society
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) August 30, 2018