Drejtori Ardi Veliu dhe specialistët më të mirë të Policisë zbarkojnë në Shkodër
Ngjarja e sotme në Shkodër ku një person u vra, si dhe ngjarjet e fundit kriminale në këtë qytet kanë ngritur në alarm policinë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur sot në Shkodër pas ngjarjes së ndodhur.
“Për hetimin e ngjarjes, bashkë me Drejtorin Veliu në Shkodër kanë mbërritur dhe specialistët më të mirë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”,- thënë burime nga policia për “Koha Jonë”.
Gjithë drejtuesit e policisë në këtë qark kanë marrë urdhër për të zbardhur së ma shpejt ngjarjen e ndodhur sot, si dhe ngjarjet e fundit në këtë qytet.
Njoftimi i policise për vrasjen:
Rreth orës 13:50, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, tek hidrovori i fshatit Dobraç, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.V. 30 vjeç banues në lagjen “Guerile” Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjere dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë shërbimet e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.