Manjani: Edhe tritolin te gjyshi i Xhisielës, opozita e vendosi?!

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nuk e ka kursyer ironinë për zhvillimin më të fundit për rastin e Xhisiale Malokut, tritolin e vendosur në oborrin e shtëpisë së gjyshit të saj në Fushë Krujë, mbrëmjen e djeshme. Sulmin Manjani e ka drejtuar sa tek mazhoranca, aq edhe tek Prokuroria.
“Edhe tritolin në banesën e gjyshit të Xhisielës e vuri opozita, apo jo?! Prokuroria e Krimeve të Lehta do të akuzojë opozitën”, i ka paraprirë ngjarje me këtë shënim, Manjani.

SHKARKO APP